Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

THAÇI INSPEKTON AUTOSTRADËN: DJE LUFTUAM, SOT PO NDËRTOJMË Empty THAÇI INSPEKTON AUTOSTRADËN: DJE LUFTUAM, SOT PO NDËRTOJMË

Sat 24 Mar 2012 - 21:08
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka inspektuar punimet në segmentin e pestë të autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdarë, në rajonin e Malishevës. Ai me këtë rast ka thënë se Kosova ka punuar shumë për të arritur deri te ky moment. Ndërkaq rrugën e kombit e ka quajtur si projektin më madhështor dhe modern të realizuar në Kosovë, duke thënë se kjo është rruga integrimit, rruga që vendin tonë do ta shpie në BE dhe NATO, raporton Kosovaress.

Kryeministri Thaçi, me këtë rast, ka kujtuar edhe momentin e 13 vjetëve më parë kur forcat e NATO-s filluan sulmet mbi makinerinë e luftës serbe.

“Ne sot si Kosovë, kemi një datë të veçantë, është 24 marsi ku 13 vjet më herët filluan bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë, policisë dhe caqeve serbe në Kosovë. 13 vjet më herët ne përjetonim një rrethanë të mbijetesës si vend dhe popull, por e fituam atë betejë. Dje, pra punuam shumë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës dhe sot kjo është pamja më e mirë këtu ku jemi se po punojmë shumë për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi, pasi që është njoftuar për punën që është duke u bërë në këtë segment nga përfaqësuesit e konsorciumit Bechtel-Enka, ka thënë se është i impresionuar me punën që është duke u bërë në ndërtimin e rrugës së kombit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryen të gjitha obligimet e veta që dalin. Katër km që kanë mbetur më herët ne seksionin e 4 do të përmbyllen gjatë muajit qershor, ndërsa këtu jemi në seksionin e 5-të, të cilin planifikojmë ta përmbyllim në fund të nëntorit”, ka thënë ai, transmeton Kosovaress.

Ndërsa, seksionet tjera nga aeroporti në drejtim të Fushë Kosovës përreth Prishtinës në drejtim të Besisë, sipas kryeministrit do të fillojnë në gusht të këtij viti dhe se ai ka premtuar viti 2013 do të jetë viti kur do të përmbyllet i gjithë procesi i kësaj autostrade.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi