Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

Si të mos merrni dhe të mos shpërndani gripin  Empty Si të mos merrni dhe të mos shpërndani gripin

Sun 19 Feb 2012 - 18:37
Si të mos merrni dhe të mos shpërndani gripin  Si-te-mos-merrni-dhe-te-mos-shperndani-gripin

Sezon gripi shprehen njerëzit në rrugë. Ç'të bëjmë, na zuri, por do bëjë të vetën.
Nëse keni një pune zyre, ja se çfarë duhet të bëni që mos e shpërndani atë me njëri tjetrin.

1. Mos shkëmbeni me njeri-tjetrin telefonat me prekje
Telefonat me prekje që zakonisht shkojnë nga dora në dore për të parë ndonjë foto, video apo diçka tjetër janë fole mikrobesh. Në mënyre të paevitueshme, rreth 30% e viruseve apo baktereve që tashmë janë në ekranin e telefonit vijnë nga duart tuaja. Kujdes, këto të fundit do jenë në kontakt me sytë, gojën apo hundën…

2. Lajini shpesh duart
Sipas specialisteve edhe ne periudhën kur gripi qarkullon me shpejtësi te madhe, ne nuk i lajme duart aq sa duhet. Ne fakt ato janë porta hyrëse për viruse dhe ne mënyrë te pavetëdijshme mund te prekim gojën dhe hundën.
Mos prekni objekte kolektive dhe nëse kësaj nuk i shmangeni dot lani rregullisht duart me sapun apo xhel hidro-alkoolik.

3. Ajroseni shpesh zyrën
Duhet me patjetër qe viruset te shpërndahen ne një ambient me te madh ne mënyrë qe te ulet edhe rreziku i kontaminimit. Për këtë ajroseni zyrën disa here ne dite edhe nëse bën i ftohte i madh. Dhjete minuta janë te mjaftueshme. Nëse keni mundësi mund te përdorni edhe spray-e te cilat vrasin mikrobet.

4. Shmangni puthjet
Në periudhë gripi, shmangni sa me shume puthjet e mëngjesit dhe dhëniet e duarve neper mbledhje. Ne fakt e mira është te mos mblidheni neper vende shume te vogla. Gjate kësaj kohe, specialitet rekomandojnë një largësi prej 2 metrash midis personave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi