- jeta.17Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 400
Hobi : lEXIMI
Vendndodhja : KOSOV
Anetaresuar : 20/11/2011
A dini si të parandaloni gripin?
Wed 30 Nov 2011 - 18:30
Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të kuptojmë si
t’i mbajmë viruset e gripit për vete dhe të shmangim infektimin e
njerëzve me të cilët jemi çdo ditë në kontakt.
Çka është gripi?
Gripi është sëmundje virusale shumë ngjitëse, e cila më së shpeshti shfaqet në dimër dhe herët në pranverë. Infeksioni përhapet përmes rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ndërsa nganjëherë sulmon edhe mushkëritë.
Si përhapet virusi i gripit?
Mënyra kryesore për përhapjen e sëmundjeve si gripi nga personi në person janë stërpikat apo grimcat nga teshtitja dhe kollitja. Pikëzat apo grimcat e vogla nga kollitja dhe teshtitja e personit të infektuar lëvizin nëpër ajër dhe vijnë deri te goja apo hunda e njerëzve në afërsi.
Mikrobet ndonjëherë përhapen kur personi i merr grimcat e personit tjetër nga sipërfaqet si tavolina dhe pastaj prek sytë, gojën, hundën dhe nuk lan duart. E dimë që disa viruse si të gripit, mund të jetojnë dy orë apo më gjatë në sipërfaqet, siç janë tavolinat, karriget dhe dorezat e dyerve.
Ekzistojnë shprehi të mira të shëndetshme që mund të ndihmojnë që të shmanget përhapja e gripit. Ja disa këshilla:
Shmangni kontaktin e afërt
Mikrobet barten lehtë kur jetoni në hapësirë të mbyllur, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Nëse keni grip apo të ftohur, shmangni qëndrimin në afërsi të kolegëve, miqve ose anëtarëve të familjes. Tregojuni që jeni të sëmurë dhe që nuk dëshironi t’i infektoni.
Shmangni zyrën ose shkollën kur jeni të sëmurë
Nëse ndiheni të sëmurë, mos shkoni në punë ose në shkollë. Bëni shërbim kolegëve dhe mbajeni virusin e gripit për vete.
Personat e shëndetshëm mund të infektojnë njerëzit tjerë një ditë para se të ndiejnë çfarëdo simptome dhe deri pesë ditë pasi që janë shfaqur simptomat e gripit. Kjo do të thotë që pavetëdijshëm mund t’i infektoni kolegët në punë ose miqtë në shkollë edhe para se të jeni fare të vetëdijshëm që jeni të sëmurë. Përveç kësaj nëse ktheheni në punë ose në shkollë pesë ditë pasi që janë shfaqur simptomat, ka shumë gjasa që ende mund të infektoni dikë.
Mbulojeni gojën dhe hundën kur teshtini ose kolliteni
Kur teshtini ose kolliteni, mbroni të tjerët nga mikrobet duke mbuluar gojën dhe hundën. Pas kësaj, lani mirë duart që të largoni bakteret.
Lani duart shpesh gjatë ditës
Larja e duarve është mënyra më e fuqishme e parandalimit të përhapjes së gripit. Nëse keni fëmijë të vegjël, përkujdesuni që t’i mësoni t’i lajnë shpesh duart me ujë të nxehtë.
Rezultatet tregojnë që virusi i gripit në sipërfaqe mund të jetojë dy deri tetë orë. Duhet t’i lani apo dezinfektoni duart kur prekni diçka nga personi i infektuar si tastiera, telefoni, doreza, butoni në ashensor dhe rubinetat.
Rregullat për larjen e duarve në banja publike
- Lëshoni ujë të ngrohtë;
- Letrën për fshirjen e duarve mbajeni nën njërën dorë;
- Mbajeni sapunin në dorë dhe pastrojini duar thellësisht;
- Shpërlani duart mirë me ujë të nxehtë;
- Letrën nën dorë përdoreni për të mbyllur rubinetin;
- Letrën e re përdoreni për fshirjen e duarve dhe mbylljen e derës.
Mbani duart larg nga hunda, goja dhe sytë
Gripi përhapet përmes grimcave të njerëzve të infektuar kur kolliten, teshtijnë ose ndajnë sendet shtëpiake. Kryesisht përhapet kur njerëzit prekin pikat e sipërfaqeve të kontaminuara dhe pastaj prekin sytë, hundën ose gojën.
Mbani shprehitë e shëndetshme
Flini të paktën 7 orë çdo ditë. Hani ushqim të balancuar mirë dhe të llojllojshëm. Ndani kohë për t’u relaksuar çdo ditë, ashtu që ta menaxhoni më mirë stresin tuaj. Ushtroni rregullisht dhe jini të lumtur!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi