- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Llalla, në Shkodër: Parandaloni gjakmarrjen
Fri 19 Apr 2013 - 20:32
Kryeprokurori prezanton drejtuesin e organit të akuzës në qytetin verior
Llalla kërkoi që organi i akuzës të ndërgjegjësojë ata që janë në gjak, që t’u shmangen veprimeve kriminale
Kryeprokurori kërkoi në Shkodër edhe forcimin e bashkëpunimit me strukturat lokale të Policisë së Shtetit
Pas lëvizjes së krerëve të gjithë prokurorive në rrethe, Prokurori i Përgjithshëm ka vizituar organin e akuzës në Shkodër, duke prezantuar kreun e këtij institucioni dhe ka kërkuar që të luftohet fenomeni i gjakmarrjes. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka diskutuar dje në qytetin verior mbi gjendjen e kriminalitetit, duke u fokusuar sidomos te fenomeni i gjakmarrjes dhe roli i institucionit për parandalimin dhe zbutjen e veprave të rënda penale të hakmarrjes. Gjatë takimit për prezantimin e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Besnik Cani, i cili më parë drejtonte Prokurorinë e Fierit, Llalla ka kërkuar “impenjim më të madh nga ana e stafit, jo thjesht në evidentimin dhe ndëshkimin e fenomenit të gjakmarrjes, por më së pari për marrjen e një roli më aktiv në ndërgjegjësimin e popullsisë së prekur nga ky fenomen që t’u shmangen veprimeve kriminale të kësaj natyre”. Gjithashtu, Llalla kërkoi edhe forcimin e bashkëpunimit me strukturat lokale të Policisë së Shtetit, si edhe angazhim maksimal për mbledhjen e fakteve me qëllim vendosjen para drejtësisë të personave të përfshirë në akte kriminale. Takimi në Shkodër është në vijim të takimeve që Prokurori i Përgjithshëm ka zhvilluar gjatë kësaj jave në Mat, Lezhë, Berat dhe Fier, nëpërmjet të cilave është synuar rifreskimi dhe rivitalizimi i funksionimit të prokurorive të rretheve gjyqësore. Bashkë me vizitat e tij, në prokuroritë përkatëse ka mbërritur edhe një urdhër i dytë i tij, që u rekomandon prokurorëve dhe punonjësve të organeve të akuzës së rretheve të Shqipërisë që të jenë më të rezervuar nga mediat. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime të akuzës qendrore, prej nga mësohet se në këtë urdhër të brendshëm u kërkohet prokurorëve dhe punonjësve të administratës që të mos japin asnjë lloj informacioni rreth akteve të hetimit. Kjo, sipas urdhrit me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor e mosdevijimin e tyre nga informacionet që publikohen në media. Që prej ardhjes në krye të organit të akuzës shqiptare, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, mësohet t’u ketë kërkuar dy herë zyrtarisht vartësve të tij që të jenë më të rezervuar me mediat. Urdhri i fundit erdhi pas zbulimit të disa rasteve të pedofilisë nga mediat, ku persona që kishin qenë të proceduar më parë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur endeshin rrugëve moskokëçarës, duke abuzuar me fëmijë të tjerë../gazeta-shqip.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi