Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër Empty Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër

Mon 20 Feb 2012 - 16:35
Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër Shenjat-300x223Secili ka një ditë të keqe, e disa të tjerë edhe javë të keqe.
Por, nëse jeni depresiv, nën stres për më gjatë se një muaj dhe kjo fillon ta çrregullojë jetën tuaj të përditshme, ndoshta është koha ta vizitoni mjekun e specializuar për probleme mendore.
Shenjat paralajmëruese:
1.Mendoni për vetëvrasje dhe mënyrën si ta bëni një gjë të tillë
Nëse mendoni se jeta që bëni nuk ia vlen ta bëni, keni nevojë për ndihmë.
2.Ndiheni të mundur dhe të pashpresë
Jeta di të jetë e vështirë, por nëse mendoni se më nuk keni për çfarë të shpresoni, është koha që të flisni me dikë.
3.Shkaku i gjendjes suaj mendore nuk jeni në gjendje as të punoni, as të argëtoheni
Pas një gjendje të tmerrshme që keni përjetuar, ndjeni nevojën për të vajtuar. Por nëse nuk mund ta kaloni këtë gjendje, është koha ta vizitoni mjekun.
4.Pagjumësia
Pak a shumë, secilin e mundon pagjumësia, por nëse keni pësuar ndryshime të theksuara në shprehinë e gjumit, do të ishte mirë t’i drejtoheni ekspertit për çrregullimet me gjumë.
5.Ndryshimi i oreksit
Ndryshimet e dukshme në oreks mund të shfaqen edhe përmes sëmundjeve fizike. Do të ishte mirë të bëni një kontroll.
6.Ndryshimet e disponimit që zgjasin me javë
Nëse keni probleme me pikëllimin apo disa dhimbje, është koha të kërkoni ndihmë. Së pari vizitoni mjekun e mjekësisë së përgjithshme, i cili do ta kontrollojë nëse bëhet fjalë për ndonjë shkas fizik dhe di t’ju drejtojë tek specialisti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi