Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Studimi, goditjet e heshtura në tru prekin kujtesën Empty Studimi, goditjet e heshtura në tru prekin kujtesën

Fri 3 Feb 2012 - 16:16
Studimi, goditjet e heshtura në tru prekin kujtesën 49618_2TIRANE - Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 6 milionë njerëz humbën nga goditjet në tru vetëm në vitin 2008. Por jo të gjithë e dinë, kur kanë pasur një goditje të heshtur, e cila shfaqet pa asnjë simptomë.

Një studim i ri tregon se goditjet e heshtura prekin më shumë njerëz sesa mendohej më parë. Këto goditje, që mund të shkaktojnë humbjen e kujtesës, prekin 25 përqind të të rriturve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një goditje e heshtur, pa simptoma të dukshme, shpesh nuk diagnostikohet ose nuk trajtohet. Personat me goditje të tilla vazhdojnë rutinën e përditshme, pa e ditur se diçka ka ndodhur brenda trurit të tyre.

Dëmi është zbuluar vetëm kur pacienti i nënshtrohet një procedure të veçantë skanimi MRI, aparat me anë të cilit mjekët mund të shohin Imazhe me Rezonancë Magnetike të organeve të brendshme të njeriut, në këtë rast truri.

Në këtë skanim pamjet tregojnë se pacieni ka pësuar dy goditje, ai ka dy vrima të errëta mbushura me lëng.
Hippokampus, pjesë tjetër e trurit, që kontrollon kujtesën, mund të ndikohet nga një goditje e heshtur.

Kur shohim ndryshime të kujtesës në plakje, zakonisht ia atribuojnë moshës ose ndryshimeve funksionale apo strukturore në hippokampus. Por prania e goditjes në tru lidhet edhe me funksionimin e kujtesës.

Studiuesit shqyrtuan një grup prej më shumë se 650 burra dhe gra 65 vjeç e sipër pa asnjë shenjë të mëparshme humbje të rëndë kujtese. Ata iu nënshtruan skanimeve MRI të trurit, dhe analizave për të matur aftësinë për të thithur informacion. Skanimi MRI identifikoi goditje të heshtur në 25 përqind të pjesëmarrësve në studim. Sipas studiuesve, ky studim vërteton një lidhje të fortë mes goditjes së heshtur dhe humbjes së kujtesës.

(er.nu/VOA/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi