Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Aktivitetet e heshtura të Kadri Veselit në biznes Empty Aktivitetet e heshtura të Kadri Veselit në biznes

Tue 13 Mar 2012 - 23:10
adri Veseli, veprimtaria e të cilit si shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) është zhvilluar nën hije, duket se ka mbajtur të heshtur për shumë vite edhe aktivitetin e tij në biznes.

Përderisa emri i tij shfaqet në regjistrat e biznesit në Zvicër, Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se Veseli është i ndërlidhur edhe me dy kompani që merren me tregti kompjuterësh në Kosovë por emri i tij nuk është shfaqur publikisht në to asnjëherë.

Kushëriri i tij, Hylmi Veseli, ka konfirmuar se Kadriu vepron si shef ekzekutiv i kompanisë Kobit PC e cila sipas regjistrave të biznesit është krijuar në vitin 2008. Po ashtu, një kompani me emrin e njëjtë me FK Computers në Zvicër, ku Kadri Veseli ka qenë bashkëpronar, ka vepruar për dy vjet në Kosovë si biznes individual me pronar kushëririn e ortakut të Veselit në Cyrih.

Kompania Kobit PC ka fituar edhe kontrata nga organizatat publike në vend.

Veseli dhe Cukaj në Zvicër

Kadri Veseli e Fisnik Cukaj, dy ish-anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) në fillim të nëntëdhjetave, pas një kohe të veprimtarisë ilegale në vend ishin nisur për në Zvicër. Atje ata krijuan një kompani që merrej me tregtinë e kompjuterëve dhe që e kishin pagëzuar “FK Computers GMBH”, që barte inicialet e emrave të dy shokëve të ilegales.

Sipas regjistrimit të biznesit në Zvicër, pronarë aksionesh në të ishin Fisnik Cukaj e Kadri Veseli.

Në vitin 2007 kjo kompani erdhi në Kosovë duke hapur një zyre në Pejë. “FK Computers” u regjistrua në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë si biznes individual e jo si kompani e huaj edhe përkundër marketingut të saj se bëhej fjalë për një kompani me përvojë 10 vjeçare nga Zvicra. Pronar i saj në Kosovë figuronte Kushtrim Cukaj, një i afërm i Fisnik Cukajt, nga Peja.

Si pronarë të saj në Kosovë nuk u regjistruan as Fisnik Cukaj e as vetë Kadri Veseli i cili më 2007 ende ishte zyrtarisht shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) që EULEX-i e quante organizatë kriminale ndërsa intelegjenca amerikane e KFOR-it e konsideronte si polici sekrete të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Bazuar në publikimet e certifikatave të bizneseve në faqen “Moneyhouse.ch”, Cukaj del se kishte aksione më shumë se sa Veseli.

Të dhënat për FK Computers në këtë faqe janë të vitit 2009. Cukaj, sipas të dhënave të datës 23 korrik 2009, kishte 102 aksione të zakonshme që vlenin nga 100 euro franga zvicerane e Veseli 98 aksione të zakonshme. Kapitali themelues i kësaj kompanie ishte 20 mijë franga.

Më 22 dhjetor 2009, sipas këtyre të dhënave, Veseli ishte tërhequr nga aksionet e Cukaj tashmë kishte 200 aksione të zakonshme nga 100 franga të kapitalit themelues prej 20 mijë frangash.

Nën emrin Kadri Veseli, si pronar i vetëm, figuronte edhe “Restaurant Bar Veseli” me adresë në Biel të Zvicrës. Hylmi Veseli, kushëriri i Kadriut, ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se nuk bëhet fjalë për axhën e tij por për një person me emrin e mbiemrin e njëjtë — Kadri Veseli — me adresë në Biel.

Ndërkohë Cukaj figuron të jetë pronar edhe i “Cukaj Computers” dhe “Led Com Computers”.

ATK: Kompanitë e Huaja nuk duhet të regjistrohen si biznese individuale

Kompania N.T.P “FK Computers” u regjistrua më datën 8 Gusht 2007 në Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) që operon në kuadër të Ministrisë për Tregti e Industri (MTI). Kishte vetëm një punëtor të regjistruar zyrtarisht. Adresa e saj zyrtare figuron të jetë rruga “Lekë Dukagjini” në Pejë dhe statusi i saj ishte biznes individual.

Kryeshefi i ARBK-së, Gazmend Mejzini, ka deklaruar se nuk është brenda mandatit të agjencisë që të detyrojnë një afarist “që të mos bëjë mashtrime”.

“Ne e regjistrojmë kompaninë ashtu siç aplikon. Ne nuk kemi mandat të hetojmë se a operon edhe jashtë vendit e njëjta kompani. Ka aplikuar si biznes individual dhe është regjistruar ashtu. ARBK-së më nuk i intereson se si prezantohet në opinion kompania”, ka thënë Mejzini.

Ne e regjistrojmë kompaninë ashtu siç aplikon. Ne nuk kemi mandat të hetojmë se a operon edhe jashtë vendit e njëjta kompani” Gazmend Mejzini

Ndërkohë “FK Computers” kishte promovuar vetën si kompani me përvojë 10 vjeçare nga Zvicra. Në një reklamë të saj në Kosova.biz shënohet se kjo kompani nga Zvicra do të nis punën edhe në Kosovë.

Kjo kompani, sipas Administratës Tatimore, nuk ishte dashur të regjistrohej si biznes individual por si kompani e huaj. “Sipas praktikës, të gjitha kompanitë e huaja janë regjistruar si biznese me status të personit juridik, si : Sh. p .k. ose Sh. a. e jo si biznese individuale”, ka thënë Valentina Bytyqi, zyrtare për media në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Kjo kompani ka operuar prej vitit 2007 deri në vitin 2009 kur ka kërkuar të çregjistrohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Ky biznes, sipas ATK-së, është marrë me tregtinë e kompjuterëve të përdorur dhe ka paguar tatim të paragjykuar. Këtë mënyrë tatimimi, vetëm për të Ardhurat Individuale, e ka lejuar Administrata Tatimore pasi që, sipas tyre, bëhej fjalë për një biznes të vogël me qarkullin nën 50 mijë euro. Bizneset që kanë qarkullim më pak se sa kjo shumë, sipas ATK-së, kanë të drejtë të zgjedhin se në çfarë mënyrë duan të tatimohen.

“Ligji i obligon që të zgjedhin formën e deklarimit, pra, në bazë të të ardhurave reale apo edhe në formën e paragjykuar. Në rastin tonë tatimpaguesi ka zgjedhur formën e paragjykuar të deklarimit”, ka thënë Bytyqi.

Vlera e Tatimit në të Ardhurat Individuale që ka paguar kjo kompani ka qenë 581euro për periudhën tremujuri i tretë i 2007-es e deri në tremujorin e tretë të 2009-es .

Vërtetimi i lëshuar nga ana e zyrës regjionale të Pejës dëshmon vetëm mbi borxhet eventuale të këtij tatimpaguesi” Valentina Bytyqi

Ndërkaq Tatim Mbi Vlerën e Shtuar kjo kompani ka paguar në periudhën mars-tetor 2010 pasi që është regjistruar si Deklarues Vullnetar i TVSH-së më 27 mars të vitit 2009. Shuma e paguar sipas ATK-së ka qenë 297 euro.

Më 5 nëntor të vitit 2009 pronari i saj në Kosovë Kushtrim Cukaj kishte kërkuar nga ATK-ja të çregjistrohej si tatimpagues.

ATK-ja i kishte bërë dy vizita kësaj kompanie.

“Pas verifikimeve dhe vizitave që i janë bërë këtij tatimpaguesi me datën 05.11.2009 dhe 19.01.2010 është konstatuar se i plotëson kushtet për tu pajisur me Vërtetimin Tatimor të kërkuar”, ka deklaruar Bytyqi.

Por, ATK-ja mund të bëjë sërish kontroll për verifikimin e saktësisë për detyrimet e këtij biznesi ndaj shtetit.

“Vërtetimi i lëshuar nga ana e zyrës regjionale të Pejës dëshmon vetëm mbi borxhet eventuale të këtij tatimpaguesi. Në këtë rast nuk ka pasur borxhe dhe i kemi lëshuar Vërtetimin Tatimor me shënimin se ‘Ky vërtetim nuk e përjashton mundësinë e kontrollit të mëvonshëm për verifikimin e saktësisë së detyrimeve tatimore për periudhat e tjera Tatimore’”, ka deklaruar Bytyqi.

Por sa kompjuterë ka importuar kjo kompani përgjatë dy viteve sa ka operuar në Kosovë. Doganat e Kosovës këtë informata e kanë klasifikuar si sekrete. Zbulimi i informatave për kompanitë private nuk është i ligjshëm, sipas zëdhënësit Adriatik Stavileci.

Kadri Veseli dhe KOBIT PC

Hylmi Veseli, pronar i kompanisë Kobit PC, është përgjigjur në emër të axhës së tij Kadri Veselit në interesimet e Gazetës Jeta në Kosovë për rolin e këtij të fundit në këtë kompani si dhe relacionet me FK Computers në Zvicër e Kosovë.

“Kadri Veseli nuk ka qenë asnjë moment aksionar ose pjesë e kompanisë FK Computers në Kosovë. Kadri Veseli ka qenë aksionar në kompaninë FK Computers GmbH në Zvicër për një periudhë të caktuar, por kjo kompani nuk ka të bëjë fare me firmën e regjistruar në Kosovë FK Computers”, ka deklaruar Hylmi Veseli.

Kompania Kobit PC, sipas tij, importon kompjuterë edhe nga FK Computers nga Zvicra.

Kadri Veseli nuk ka qenë asnjë moment aksionar FK Computers në Kosovë. Ai ka qenë aksionar në kompaninë FK Computers GmbH në Zvicër për një periudhë të caktuar, por kjo kompani nuk ka të bëjë fare me firmën e regjistruar në Kosovë FK Computers” Hylmi Veseli

Në këtë kontekst një nga këto partneritete zhvillohet dhe me firmën FK Computer GmbH në Zvicër me pronar z.Fisnik Cukaj”, ka thënë Veseli.

Në Kobit PC, që ka zyre në Prishtinë e Mitrovicë, sipas Hylmi Veselit punon si menaxher i saj Kadri Veseli që zyrtarisht për nëntë vite udhëhoqi SHIK-un e tash ka paralajmëruar se do t’i hyjë politikës. Në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit emri i njeriut që udhëhoqi këtë shërbim nuk figuron si pronar i kësaj kompanie.

“Kadri Veseli është udhëheqësi kryesor i kompanisë, duke mbajtur një nga pozitat më të larta menaxheriale në kompani si CEO i saj”, ka thënë Hylmi Veseli.

Ndërkohë Fisnik Cukaj, në shkurt të vitit 2009, ishte shfaqur si pronar i kompanisë “Kobit PC”.

Pronari zyrtar i Kobit PC nuk ka komentuar paraqitjen e Cukajt.

“Kompania KOBIT PC që nga fillimi ka një pronar legjitim dhe asnjëherë nuk ka pasur tjetër pronar, këtë mund ta vërtetoni më lehtë duke iu qasur dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që nga fillimi i biznesit. Në rast tjetër dhe vete kompania mund të ofrojë këtë dokumentacion”, ka thënë Hylmi Veseli./kosovalbaner.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi