Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Bllaca e Miftari ia rikujtojnë Veselit bashkëpunimin Empty Bllaca e Miftari ia rikujtojnë Veselit bashkëpunimin

Sat 25 Feb 2012 - 19:42
Nazim Bllaca e ka ftuar të mërkurën Kadri Veselin që nëse dëshiron të bindet çka ka bërë organizata e tij, le ta ndjekë gjykimin kundër Fahredin Gashit e të tjerëve, që fillon më 27 mars. Naim Miftari i ka thënë ish-shefit të SHIK-ut se për gjithçka që po flet ka fakte, derisa i ka rikujtuar atij një bastisje, siç e quan ai, bashkë me Bekim Haxhiun e Esat Ujkanin në zyrat e “Trepçës”.

Të dy këta persona që pretendojnë se kanë punuar për organizatën e Kadri Veselit kanë reaguar ndaj cilësimeve e deklaratave që ka dhënë ai në një intervistë për “Kohën Ditore” dhe KTV-në.

“I nderuari z. Veseli, kam përcjellë intervistën e fundit që keni dhënë dhe si rezultat i saj jam i obliguar për shkak të krimeve të bëra nga SHIK-u për vite me radhë të të drejtohem ty me një kërkesë”, ka thënë Bllaca në një reagim me shkrim të dërguar në gazetë.

“Lidhur me krimet e bëra nga SHIK-u dhe pozita ime në raport me SHIK-un çfarë ka qenë, ju bëj një kërkesë që të merrni pjesë në procesin ‘Bllaca 2’ që ka të bëjë me veprat penale me karakter politik të kryera në vitet 1999-2000 kundër zyrtarëve të lartë të LDK-së”, ka shkruar Bllaca.

Ai i ka thënë Veselit që seancat janë publike dhe në to mund të marrë pjesë edhe ai në cilësinë e publikut për të dëgjuar, siç ka thënë ai, se si atak do të jetë organizata që ka drejtuar ai.

“Z. Veseli, mos humbni kohë, por ejani aty ku procedohen provat dhe ku nuk ka vend për matrapazë dhe kodoshë, sepse populli e ka kuptuar legalitetin tuaj, thasët me dokumente të marra nga Beogradi, bashkëpunimin tuaj me gjithë kryeministrat e Kosovës, mungesa e dokumenteve të SHIK-ut, financat e 90 agjentëve për dhjetë vjet, si dhe për trajtimin e njerëzve e pastaj vrasjen e tyre”, ka thënë Bllaca në këtë reagim. Në fund të reagimit i ka shkruar: “Me respekt, Nazim Bllaca, autori i një vrasjeje”.


Naim Miftari: Ish Agjent i SHIK-ut
Naim Miftari në reagimin e tij ka thënë se nuk po mund ta kuptojë Veselin se “pse po bëhet nervoz” derisa asnjëherë nuk e ka akuzuar për asgjë. Miftari që pretendon se e ka takuar të paktën 13 herë Veselin në zyrën e tij në Prishtinë, ka thënë se ai asnjëherë nuk është thirrur në emër të SHIK-ut në Kroaci te përfaqësuesit e kompanisë INA, me të cilët kishte nënshkruar kontratë për menaxhimin e 32 pompave në Kosovë, të cilat shfrytëzohen aktualisht nga Bedri Selmani, ish-deputet i PDK-së.

Miftari ka thënë se në Zagreb nuk ka qenë vetëm, por me një pjesëtar tjetër të SHIK-ut. Ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë të thirret në emër të SHIK-ut, kur shok e ka pasur Ante Gotovinën e Branimir Glavashin (i pari ish-kryetar i Komunës së Osjekut, ndërsa i dyti gjeneral i ushtrisë kroate, i arrestuar nga Tribunali i Hagës).

“Me i pas shokë ata nuk ke nevojë as kuletë me pas me vete”, ka thënë Miftari në reagimin e tij. Ai ka ofruar si dëshmi kontratën e nënshkruar me INA-n më 2 prill 2003, nga e cila kishte hequr dorë, siç ka thënë, pas kërcënimeve se do t’ia vrisnin edhe djalin katër vjeç.

“Kurrfarë problemi nuk i kam nxjerrë Kadri Veselit. Problemi ka qenë kontrata me INA-n e Zagrebit. Pa hy në atë punë e kemi pyet Adem Grabovcin, nëpërmjet tij i kemi dërgu fjalë edhe Hashim Thaçit edhe Kadri Veselit nëse jeni të përzier në këtë punë mos të hymë ne. I kemi çu fjalë, unë, Zef Qupi, Shqyqyri Duraku, ata kanë thënë hyn”, ka thënë Miftari. “Problem nuk kemi pas derisa e kemi marrë kontratën. Kur e kemi marrë kontratën kanë nisur problemet nga Adem Grabovci dhe rrethi i tij. Në atë kohë kanë qenë gjithmonë bashkë me vëllanë e kryeministrit, Blerim Thaçin, shkruan në Koha Ditore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi