Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

OKB-Shqipëri firmosin bashkëpunimin e ri 4 vjecar Empty OKB-Shqipëri firmosin bashkëpunimin e ri 4 vjecar

Mon 24 Oct 2011 - 18:41
TIRANË- Qeveria shqiptare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje të re bashkëpunimi 4-vjecare, e cila synon promovimin e një modeli për zhvillimin e qendrueshëm të vendit tonë.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shiptrare dhe OKB-së u nënshkrua nga ministri i Teknologjisë e Inovacionit Genc Pollo dhe kordinatores së përhershme të OKB-së në vendin tonë Zineb Touimi-Benjelloun.

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë fjalës së tij nënvizoi se bashkëpunimi me OKB është i gjerë dhe historia e suksesit të këtij bashkëpunimi është zgjedhja e Shqipërisë si vend pilot për të aplikuar projektin "një OKB",

“Kam kënaqësinë sot që sëbashku me përfaqësues të OKB të festojmë 66 vjetorin e saj, duke firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për katër vitet që vijnë. Bashkëpunimi me organizatat e OKB është i gjërë dhe i sukseshëm. Përfshin fusha nga më të rëndësishme. Programi do jetë i përqëndruar në tërësi për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm. Ne kemi të gjitha potencialet të ndjekim këtë rrugë”,- theksoi Berisha.

Berisha shrehu bindjen se qeveria shqiptare do e kthejë vendin në një vend të energjisë rajonale, ndërkohë që do bëjë gjtihcka për një mjedis të shëndetshëm dhe kjo sipas shefit të qeverisë do arrrihet falë mbështetjes së agjencive të OKB-së.

“Qeveria është e vendosur të kthejë Shqipërinë në një vend të energjisë rajonale. Qeveria është e vendosur të bëjë përpjekjet më të mëdha për mjedis sa më të shëndetshëm dhe të pastër. Studimet më seroize kanë arritur në përfundim se 40 % e vdekjeve përcaktohet nga ndotja e mjedisit, ndaj do bëjmë gjithka për mejdis të shëndetshëm. Ujrat tonë do të jenë më të pastra.Ne po punojmë për një pastërti solide dhe pyllëzim të vendit. OKB është promotor kryesor i zhvillimit të vendit. Ndaj jam i bindur me mbështetjen e saj dhe organizatave të saj ne do zhvillojmë këtë vend të mënyrë më të qëndrueshme”,- nënvizoi Berisha.

Kordinatorja e përhershme e OKB-së në vendin tonë Zineb Touimi-Benjelloun, duke përgëzuar punën e qeverisë shqiptare vlerësoi programin si një plan koherent për vendet që duan të anëtarësohen në BE.

“Shqipëria ka treguar se është vendi pilot dhe ai ka treguar në kohë reale se si plotësohet axhenda e OKB dhe bravo qeverisë shqiptare. Programi i bashkëpunimit është një plan bashkëpunimi midis 20 agjencive të OKB-së dhe qeverisë shqiptare. Duke mbështetur ambiciet e Shqipërisë për në BE ky program është ndihmë për plotësimin e kritereve që kanë të bjënë me katër pika kyce, qeverisja dhe shteti i së drejtës, ekonomia dhe mjedisi, zhvillimi rajonal dhe politika të përgjithshme”,- theksoi Benjelloun.

Drejtuesja e UNDP-së duke nënvizuar tri apekte të rëndësishme të këtij bashkëpunimi të ri me qeverinë shqiptare theksoi se fondi i i këtij plani llogarite në 132 milion dollarë, ndërkohë theksoi se është siguruar vetëm 40 % e tij.

“Më lejoni të theksoj tri apekte të rëndësishme: Si fillim strategjia kombëtare, së dyti ajo është gur themeli në vijimin e reformave dhe bashkëpunim më të madh në plotësimin e tyre.Së fundi programi favorizon mekanizmin e fondit të koherencës për të arritur rezultate të dëshirueshme brenda një viti. Programi i bashkëpunimit ka një fond prej 132 milion dollarësh dhe është siguruar rreth 40% , por programi nuk është plotësisht i financuar ndaj duhet të kërkojmë mbështetje të plotë”,- nënvizoi Zineb Touimi-Benjelloun.
(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi