Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Muzeu i lirisë dhe kompleksi përkujtimor Adem Jashari lidhën sot bashkëpunimin Empty Muzeu i lirisë dhe kompleksi përkujtimor Adem Jashari lidhën sot bashkëpunimin

Sun 11 Mar 2012 - 17:55
Muzetë e Prekazit dhe ai i Lirisë lidhën sot vëllazërimin, përmes të cilit synohet bashkëpunimi dhe grumbullimi i vlerave kombëtare shqiptare. Memorandumi i Bashkëpunimit, u vlerësua si lajtmotivi i pararendësve tanë, që ranë në luftë për çështjen kombëtare. Të pranishëm në ceremonial, një sërë figurash shtetërore dhe historike.
“Të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit në arritjen e synimeve madhore, nisur nga shembujt e shumtë në historinë të bashkëveprimit të pararendësve tanë në krijim dhe kultivim e veprave të mëdha mbarëkombëtare erdhëm në përfundim se edhe këta dy institucione duhet të bashkëpunojmë ashtu siç bashkëpunuan në historinë tonë kombëtare më të re, të mëdhenjtë Adem Jashari e Ismet Jashari, Fadil Limani e Tahir Sinani”, deklaroi Baki Halimi, drejtor i Muzeut ‘Muzeu i Lirisë’.
“Gjithmonë njerëzit tonë të mëdhenj të pushkës o të dijes, ndërtuan kalatë e qëndresës. Ato kala sot janë muze që janë shndërruar nga ky popull, nga bijtë dhe bijat e atyre që dhanë dhe sakrifikuan shumë për të qenë ne sot, aty ku jemi tani.. Kalaja në Prekaz me sakrificën e familjes Jashari dhe komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit këto dy kala të qëndresës u shndërruan sot në muze, ku me mijëra mijëra miliona vizitorë nga gjitha trojet etnike shqiptare vizitohen”, u shpreh Rifat Bejta, përfaqësues i Kompleksi përkujtimor ‘Adem Jashari’.
“Është kënaqësi për ne të gjithë, kur ne jemi dëshmitar sot se do të ketë një bashkëpunim edhe në formë institucionale mes të dy institucioneve, fondacioneve apo komplekseve. Dëshiroj që në të afër të ketë një bashkëpunim sa më të ngjeshur në mes të institucioneve shqiptare pavarësisht kufijve politikë që të mund ta kompletojmë historinë e cila është përbashkët dhe që në një të ardhme do të jemi ashtu ashtu, bashkë në Evropën e Bashkuar dhe në NATO”, tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër.
Pas ceremonialit pjesëmarrësit vizituan Muzeun e Lirisë dhe nderuan përkujtimoren e heroit Mursel Delia, të rënë në Shkup 81 vjet më parë. Semra Jakupi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi