Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

ADEM JASHARI NJË BETIM…..! Empty ADEM JASHARI NJË BETIM…..!

Sat 3 Mar 2012 - 18:04
Nga Dr. Sulejman ABAZI

“O babush, vetëm ti ke për të rrojtur. Rro dhe rrëfe për ne”.
Miku im “Plaku”, dikur më ka rrëfyer një ndodhi, që më ka lënë mbresë të thellë. Ai tregonte: “Aty nga fillimi i viteve 90-të, u njoha me vellezërit Jasharaj, Hamzën dhe Ademin, me Iliaz Kodrën, Abedin Rexhën, Bacën Abdyl Krasniqi, dhe më vonë, me Ilir Konushevsin, Luan Haradinaj dhe disa të tjerë, të cilët menjëherë i kuptoja për përkushtimin e tyre idealist për çlirimin e Kosovës.

Rastie solli, që ashtu siç ishin grup, shkuam në Durrës, tek vila e bacës Abdyl, i cili në atë kohë ishte i pamundur nga shëndeti. Atje u mblodhëm të gjithë. Në mes nesh, më tërhiqte vëmëndjen diskutimi i zjarrtë i Ademit, i cili nuk shikonte asnjë perspektivë për çlirimin e Kosovës nga Serbia nëpërmjet rrugës paqësore, nëpërmjet psedudogandizmit të lidershipit kosovar.
Atëherë ishte një kohë e trazuar në Ballkan. Pati dhe ndonjë mendim se, “…ne s’kemi pse të futëmi në luftë për llogari të Koroacisë dhe Sllovenisë”.

Ademi me kishte lënë përshtypjen e një tipi të hedhur dhe hazërxhevap në fjalë, nuk e la të vazhdonte më tej bisedën. Ju drejtua “Sandokanit”: “A e din ti Abedin se çfarë është kurbani”? Në çast të gjithë heshtën duke menduar.

Abedini u përgjigj: ”Unë di që është sakrificë”. Pa e mbaruar fjalën Abedini, Ademi shtroi: “Po, qashtu është, mirë e the, po a e din ti Abedin se çfarë është sakrifica për komb dhe për Atdhe”?

Prapë midis shokëve heshtje. Të gjithë, të zënë pak ngushtë u pamë në sy me njeri tjetrin. Hamza, duke njohur natyrën e të vëllait, po buzëqeshte dhe pa dashur pa nga unë.

Vetëtimthi Ademi e kapi shikimin e Hamzës dhe si kundërpërgjigje, shtoi, “Po more, kërkon sakrificë pavarësia, nuk fitohet pa gjak, dhe mu drejtua: “A din ti diçka o babush, se krejt ne këtu, nëse e kemi ashtu vërtet besimin për pavarësinë, do të vritemi”? “Ne do të vritemi, ne do të jemi kurbani….”.
U trondita shumë. Koha e solli që të ndaheshim.

Në vitin 1998-të, pas sakrificës së madhe të Jasharëve, u ngrit në këmbë tërë Kombi Shqiptar. Një ditë ra telefoni i shtëpisë. Një zë i njohur i viteve 90-të më kërkonte të takoheshim tek hotël “Kruja” në Tiranë. Shkova dhe takova një grup të rinjsh emigrant, të cilët po ktheheshin në Kosovë për të mbushur radhët e UÇK-së. Ata flisnin për një familje, për një hero, që kishte luftuar me një shtet. Përmendën emrin e Adem Jasharit.
Nga mënyra se si ma përshkruan, e kisha të vështirë të kuptoja, sepse ai tashmë ishte kthyer në legjendë dhe gjërat ishin ridimensionuar në këtë kohë.

Ndjeva trishtim të thellë, mu rikujtuan betimi i tij 7 vite më parë…..”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi