Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!” Empty Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!”

Sun 31 Mar 2013 - 14:54
Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!” Berisha-adem-jashari-1364473179
Një ditë përpara 28 nëntorit të vitit të shkuar, Sali Berisha inauguroi një shtatore të Adem Jasharit, heroit kosovar.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ai qëndron pas Skënderbeut.

“Adem Jashari, i derdhur sot në këtë shtatore madhështore nga
skulptori i shquar Muntaz Dhrami, ka një fole të përjetshme në zemrën e
të gjithë shqiptarëve. Ai do të prehet aty për sa kohë do të jetojë
flamuri i tyre legjendar, sepse ai, pas Skënderbeut, është
flamurmbajtësi më dinjitoz, më trim, më burrëror i këtij flamuri. Ai u
faktoi shqiptarëve dhe botës se heroizmi i këtij kombi nuk ka kufij, se
sakrifica e tij për liri dhe dinjitet kombëtar nuk njeh kufij, se është i
gatshëm për çdo çmim, për lirinë dhe dinjitetin e tij, të kombit, të
vendit të tij”, tha Berisha.

Por një dëshmi tronditëse e botuar në të përditshmen Dita tregon se Berisha mund ta ketë shitur Jasharin tek serbët.

Nënkoloneli në rezervë, Sokol Poga, i dekoruar në Kosovë për ndihmën
ndaj UÇK, tregon se si Adem Jashari i ka thënë se si shteti shqiptar i
ka shitur tek serbët.

“Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në
Shqipëri të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania dhe
mori pjesë në diplomimin e njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së,
Kadri Veselit, që u stërvit në Tiranë dhe gjatë luftës ishte shefi i G-2
(ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës.
Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka
dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Kur grupi i Adem
Jasharit mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri, Ademi dhe të tjerët
që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirim. Me të
vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit
të ri. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga shteti amë e njëjta gjë
ndodhi dhe me elementët e tjerë, të stërvitur në Shqipëri, të cilët, u
detyruan të lënë Kosovën dhe të shpërndahen kryesisht në Zvicër,
Gjermani e Austri. Vetë Ademi prej atëherë qëndroi në ilegalitet”,
rrëfen Poga. /dita-tema/
Zeri.info
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!” Empty Re: Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!”

Sun 31 Mar 2013 - 16:06
ruana zot
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!” Empty Re: Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!”

Sun 31 Mar 2013 - 17:55
Sali Berisha - Po.

Shqiperia - Jo.

...e shikoni pak shitjen qe beri turku mbi Pavaresine e Shqiperise dhe copetimin e saj, e mos flisni brockolla!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!” Empty Re: Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!”

Sun 31 Mar 2013 - 18:02
Nese e shikojm me drejtsi eshte e vertet,shqiptaret e shqiperis nuk din as kush eshte presidente e Kosoves,ndersa me i pyet per greket idin edhe imtsirat mete vogla
Sponsored content

Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!” Empty Re: Adem Jashari: “Shqipëria na shiti tek shkjau!”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi