Arrestohet në Greqi 36-vjecari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Tue 21 Feb 2012 - 16:14
TIRANË- Arrestohet në Greqi 36-vjecari shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të ndodhur në Fier në vitin 1999.
Sipas Interpol Tiranës Feta Faslli Kaja është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Mësohet se shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.44, datë 27.02.2002, e ka dënuar shtetasin Feta Kaja, me “Burgim të përjetshëm“, për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi Feta Kaja, është shpallur fajtor pasi më datën 07.08.1999, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Viktor Pelivani dhe Jurgen Bacja, kanë hyrë me qëllim vjedhjen e parave në banesën ku jetonin shtetasit Bajram Driza dhe Natasha Driza. Pasi janë diktuar prej këtyre shtetasve në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.
(ma.ar/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi