Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Legalizimet, KLSH: Më pak se 4% kanë marrë titujt e pronësisë Empty Legalizimet, KLSH: Më pak se 4% kanë marrë titujt e pronësisë

Tue 21 Feb 2012 - 16:16
Legalizimet, KLSH: Më pak se 4% kanë marrë titujt e pronësisë 47120_2

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se janë më pak se 4% personat që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legalizimeve. KLSH ka kryer kontrolle në agjencinë e legalizimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, për periudhën nga 1 janari 2009 deri më 30 prill 2011.

Nga kontrollet rezultoi se nga 270 000 aplikime për legalizim, 240 000 prej tyre kanë paguar tarifën e shërbimit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4 për qind janë dërguar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 prej tyre, është kryer ky proces.

Sipas KLSH-se, ky fakt tregon për një nivel të ulët performance. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë dy kallëzime penale për shpërdorim detyre, ka rekomanduar masa administrative dhe disiplinore, si dhe ka kërkuar dëmshpërblimin e një shume prej 42.7 milionë lekësh.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi