Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

CNN: Polici afgan qëlloi komandot shqiptarë pas një sherri Empty CNN: Polici afgan qëlloi komandot shqiptarë pas një sherri

Tue 21 Feb 2012 - 17:51
CNN: Polici afgan qëlloi komandot shqiptarë pas një sherri 51588KANDAHAR- Rrjeti prestigjoz mediatik CNN jep një version tjetër për ngjarjen e ndodhur dje në Kandahar të Afganistanit, ku mbeti I vrarë Kapiteni Feti Vogli, u plagos rëndë N/tetari Aleksandër Peci, së bashku me njqë komando amerikan gjatë një misioni patrullimi.

Sipas CNN një person i veshur me uniformën e policisë afgane hapi zjarr mbi ushtarët e koalicionit të NATO-s, pas një grindjeje me tyre. Në atë kohë ushtarët e koalicionit ishin duhe shpërndarë dokumente për studentët në fshatin Robat 2, bëri të ditur zyra për shtyp e Kandaharit. Si pasojë e zjarrit, mbeti një person i vrarë, shkruan CNN duke e komentuar ngjarjen si një tjetër sulm "mbi trupat ndërkombëtare, me të cilat supozohet se policët afganë janë aleatë".

CNN në artikullin e saj vazhdon të citojë zyrën e shtypit të Kandaharit, e cila flet për arrestimin e një personi në lidhje me këtë ngjarje që është ende në hetim.

Edhe Forca e sigurisë së NATO-së nëpërmjet një komunikate të shkurtër ka konfirmuar sulmin dhe vdekjen po pa dhënë kombësinë e ushtarëve, shkruan më tej CNN.

CNN shton me tej se, janë regjistruar të paktën 42 sulme mbi aleatët ndërkombëtarë në pesë vitet e fundit dhe përgjegjës për to janë forcat e sigurisë afgane, duke iu referuar një ligjvënësi të lartë amerikan. Kongresmeni republikan Buck McKeon, një republikan i Kalifornisë që drejton Komisionin për Shërbimet e Armatosura, detajoi të paktën 42 sulmues, të gjithë anëtarë të Forcës Kombëtare të Sigurisë Afgane, mes viteve 2007 e 2011.

Paneli dëgjoi dëshmi nga zyrtarët e mbrojtjes, që ngritën çështje delikate në këtë drejtim. Zyrtarët e mbrojtjes thanë se në 58 përqind të rasteve, sulmuesit kanë vepruar në mënyrë individuale dhe nuk përdoren nga grupet rebele, dëshmuan zyrtarët e mbrojtjes përpara Komisionit për Shërbimet e Armatosura në Kongres.

Në artikull përmendet edhe rasti i Francës, e cila pezulloi operacionet e saj në Afganistan këtë vit pas dy incidenteve të tilla, që lanë gjashtë ushtarë francezë të vdekur.

Sulmet mund të ndodhin edhe për shkak të grindjeve personale mes afganëve. Sipas gjeneral Stephen Townsend, “Të tilla grindje mund të vijnë nga keqkuptimet kulturore, fetare dhe ideologjike ose dhe nga stresi në betejë”, shkruan CNN. Ai tha më tej se, “trajnimi kulturor ka qenë jetësor për ushtarët amerikane dhe tani afganët po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, duke ofruar mirëkuptim më të mirë ndaj amerikanëve.

Një tjetër grup kriminelësh përfshin edhe rebelët që arrijnë të depërtojnë si ushtarë afganë dhe të infiltrohen në bazat e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi