Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska Empty Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska

Wed 22 Feb 2012 - 0:33
Edhe pse për shumë janë prezantuar vetëm si miq dhe bashkëpunëtorë, pop këngëtari dhe producenti Bertan Asllani, më në fund ka bërë publike lidhjen e tij me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska Në disa imazhe të publikuara nëpër profilet e tyre në facebook, Tamara dhe Bertani shihen të përqafuar pranë njëri- tjetrit. Disa nga fotot janë realizuar në Selanik të Greqisë, pas festave të fundvitit. Sipas asaj që shkruhet në mediat maqedonase, Tamara kohëve të fundit është duke publikuar vetëm këngë për dashurinë, ndërsa një nga më të rejat titullohet “Të falënderoj që më dashuron”, me komente dhe “like”, në mesin e të cilëve edhe Bertani. Gjithmonë duke u bazuar në atë që shkruhet në shtypin rozë në Maqedoni, këngëtarja Todevska nuk është përgjigjur në celularin e saj për të konfirmuar apo përgënjeshtruar lidhjen, ndërsa nga produksioni që menaxhon karrierën e saj “Simply city”, kanë thënë se në jetën private nuk i përzihen këngëtares. “Shumë jam e dashuruar”, ka thënë Tamara gjatë promovimit të klipit të saj ‘’Nuk dëshiroj të jem vetëm’’ gjatë muajt nëntor të vitit të kaluar, por nuk ka dashur të pranojë nëse bëhet fjalë për Bertanin. Miq të përbashkët të tyre tregojnë se dashuria mes saj dhe producentit Bertan Arsllani ka filluar në studion e këngëtarit ‘’BMA Production’’, ku Tamara së bashku me Bertanin dhe reperin Toni Zen si tekstshkrues, punojnë këngët e reja të këngëtares Todevska. Bertani së bashku me vëllain e tij Mertin, ka kohë që kanë hapur studion e tyre muzikore së bashku me produksionin filmik që realizojnë këngë e klipe, duke bashkëpunuar kështu me shumë këngëtarë të njohur nga skena muzikore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi. Në mesin e këngëtarëve që bashkëpunojnë me ta, janë edhe Anjeza Branka, Tamara Todevska, Big D, Toni Zen, Tijana Dapcevic e shumë të tjerë.
Arvi
Arvi
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Postime</b> Postime : 2626
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska Empty Re: Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska

Wed 22 Feb 2012 - 1:17
iiii po ky Bertani ngjane si femi i vogel..
ndersa Tamara eshte si moma ati me... Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska 1698836746 Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska 1698836746
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi