Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zbulohet lidhja e djalit të Fatos Nanos me 24-vjeçaren Empty Zbulohet lidhja e djalit të Fatos Nanos me 24-vjeçaren

Sun 10 Mar 2013 - 11:50
Zbulohet lidhja e djalit të Fatos Nanos me 24-vjeçaren Thumb-39-300x230

Një javë më parë, Sokol Nano së bashku me bashkëshorten, depozituan në Gjykatën e Tiranës kërkesën për zgjidhje martese. Lajmi i ndarjes së djalit të vetëm të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano, ngjalli shumë kuriozitet, teksa u zbulua nga gazeta “Panorama” fundjavën e kaluar. Lexues të moshave më të rritura, (mbase shumë syresh edhe me bindje të majta), nxituan të mësojnë se ç’ka ndodhur me jetën private të djalit të Fatos Nanos. E normalisht që edhe të rinjtë, lexues besnikë të suplementit “Panorama plus”, u bënë kuriozë të mësojnë mbi ngjarjen më të fundit të djalit që menaxhon “Loli Pop”, njërin nga pubet më të mira të zonës së ish-Bllokut, ku ata mund të jenë klientë. Të gjithë ata që dëshironin të mësonin detaje nga kjo ngjarje, lexuan se Sokol Nano, 34 vjeç, kishte rreth 10 vite që bashkëjetonte me vajzën e dy mjekëve, Arlinda Budo, 32 vjeçe dhe vetëm një vit martesë. Kërkesa e zgjidhjes së martesës që u kërkua nga të dy në mënyrë konsensuale, u paraqit në Gjykatën e Tiranës më 28 shkurt 2013 dhe tashmë pritet të finalizohet në një seancë gjyqësore, e shoqëruar edhe nga vendimi për ndarjen e pasurisë mes çiftit (edhe kjo do të zgjidhet me pëlqimin e të dyja palëve). Natyrisht kjo mund të ndodhë vetëm nëse çifti nuk do ndërrojë mendje për t’u bashkuar sërish.

Por duke investiguar më thellë mbi këtë ngjarje, duket se ky ribashkim nuk ka gjasa të ndodhë, pasi prej muajsh tashmë Sokol Nano ka krijuar një lidhje të re me një vajzë brune, 24 vjeçe, që quhet Ananda dhe ka mbaruar studimet e larta për Psikologji.{lajme online)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi