Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ish- komandanti: Ju rrëfej urdhrin për të bombarduar qelinë e Fatos Nanos Empty Ish- komandanti: Ju rrëfej urdhrin për të bombarduar qelinë e Fatos Nanos

Wed 20 Nov 2013 - 20:56
Gjenerali Ylli Dimraj, ish- komandanti i Mbrojtjes Ajrore, tashmë 65-vjeçar, ka thyer heshtjen për të rrëfyer misteret e momenteve kyç të trazirave të vitit 1997.
Ndër të tjera, ish-komandanti sqaron për Panoramën se në çfarë rrethanash u urdhërua regjimenti i aviacionit të Kuçovës për të goditur nga ajri burgun e Bënçës, ku ishte Fatos Nano, ish-shefi i opozitës, i dënuar për korrupsion dhe si dështoi përpjekja ogurzezë.
“Ka qenë pasdite kur më ka telefonuar komandanti i regjimentit, Agim Matraku dhe më njoftoi se kishte marrë urdhër për të goditur nga ajri turmat e njerëzve që sulmojnë Burgun e Bënçës. Si ka mundësi, e pyeta i befasuar, duke i kërkuar detaje për detyrën e marrë rishtas. Aty për aty kolonel Matraku, që me vështirësi shqiptonte fjalët, përsëriti në ligjëratë të drejtë urdhrin e marrë: “Ngjitu me avion në ajër dhe godit me zjarr turmat e njerëzve që po sulmojnë burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës! Nga zëri dukej qartë që ishte i terrorizuar, natyrisht ishte një situatë tepër e rrezikshme”, sqaron ish- komandanti.
Ai tregon se atë ditë nuk u qëllua mbi Bënçë, megjithatë zëra kanë qarkulluar se është kryer sulm nga ajri, edhe pse jo me avionët e Kuçovës.
“Me këtë ngjarje jam njohur dy ditë më vonë nga raporti i kolonel Enver Tahos, një nga specialistët e degësoperative të komandës, i cili më habiti dhe shokoi me atë që më tregoi. “Atë natë që kolonel Matraku nuk u ngrit në ajër për të goditur mbi Bënçë, më tha ai, piloti Lulash Marku është ngritur në ajër nga Rinasi me avion luftarak pa dijeninë e komandës eprore. Është drejtuar në Tepelenë dhe ka lëshuar disa raketa ajër-tokë në malin Bënçë. Në kthim nuk është ulur më në Rinas, por në aeroportin e Gjadrit”. Nga ato që verifikova, rezultoi se kolonel Marku, efektiv i bazës së Gjadrit, pa dijeninë e komandës së aviacionit, por me urdhër nga ministria, atë natë ishte ribazuar me avionin nga Gjadri në regjimentin e Rinasit. Që aty ai kishte marrë urdhër që të fluturonte drejt Tepelenës dhe ai, për të qenë “brenda detyrës” për goditje, kishte lëshuar raketa jo në godinën e burgut, por në shpatet e malit mbi Bënçë”, rrëfen Dimraj.
Ai nënvizon se kohë më pas, piloti që kreu sulmin, është larguar matanë Atlantikut. Ai nënvizon se: “Nuk bëhet fjalë për gojëdhëna dhe histori të trilluara për të bërë zhurmë. Së paku për mua është ngjarja më tronditëse e asaj periudhe dramatike, por edhe e tërë karrierës ushtarak
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi