Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ministria e Drejtësisë, varrezë makinash në oborr, shkel urdhrin e Berishës Empty Ministria e Drejtësisë, varrezë makinash në oborr, shkel urdhrin e Berishës

Thu 22 Sep 2011 - 12:26
Tirane – Lajmifundit – Ministria e Drejtësisë në Tiranë shkel hapur urdhrin e kryeministrit Sali Berisha i cili pak ditë më parë deklaroi se do të ndëshkohet kushdo që hedh makinat e pa përdorura duke krijuar të ashtuquajturat varreza makinash pranë rrugëve apo qendrave të banuara.Në zemër të Tiranës, në bulevardin Zogu i Parë, në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, fshehur nëpër disa pemë e bimësi deri në 3-3.5 metra të lartë, ndodhen jo më pak se dhjetë automjete. Të gjitha makina, shumica me goma të shpuara apo të hequra, me xhamat gjysmë të hapur apo të thyer, i përkasin markës Benz.Janë automjete që janë përdorur nga ish-ministrat derisa kanë dalë jashtë përdorimi dhe janë “hedhur aty”.Metali por edhe lëndët tjera të mbetura nën faktorët atmosferikë të automjeteve konsiderohen faktorë ndotës. Grumbulli i makinave që janë “fshehur” e harruar në pjesën e oborrit në krah të djathtë të hyrjes së Ministrisë së Drejtësisë (shih foton), ka nisur të ndryshket.E gjitha kjo ndodh në një zonë të frekuentuar dhe të banuar pasi godina e ministrisë pozicionohet në një pellg pallatesh. Pak dite me pare, kryeministri Berisha deklaroi se qeveria do te vendose qe edhe varrezat e mirefillta te makinave te pozicionohen jo me afer se 1 kilometer nga akset rrugore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi