Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen 13 kafka të tejzgjatura pa identitet në një varrezë në Meksikë! Empty Zbulohen 13 kafka të tejzgjatura pa identitet në një varrezë në Meksikë!

Wed 19 Dec 2012 - 13:41
Zbulohen 13 kafka të tejzgjatura pa identitet në një varrezë në Meksikë! Kafka1-300x168Arkeolog të Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH) në Meksikë, zbuluan një varrezë mijëravjeçare në shtetin Sonora, varr i cili përmban detaje dhe fakte të panjohura për zonën përreth.
Është vetëm 300 m larg nga fshati Onava, në jug të Sonora dhe kemi të bëjmë me një varrezë spanjolle, në të cilën u gjendën 25 skelete, 13 prej të cilave kanë kafkë të deformuar me dëshirë.


Për arkeologët, zbulimi ofron fakte dhe dokumente të praktikave që nuk janë regjistruar për këto etni dhe kulturat e tyre: deformimi kafkës (zverku i mëparshëm), e cila është aplikuar në 13 persona me modifikimin e kafkës nga ana e veshit në anën e dhëmbëve për t’i dhënë atyre një formë të “V”!
Garcia, drejtori i ekspeditës dhe studimeve, nga universiteti shtetëror i Arizonës, me miratimin e këshillit të arkeologjisë INAH, deklaroi: “Me këtë zbulim, vërtetuam se zgjatet edhe më shumë ndikimi i popujve mesoamerikanë, në pjesët më veriore nga se ishte parashikuar dhe regjistruar nga arkeologjia e më paraardhëse”.
Sipas disa burimeve historike, rajoni duhet t’u përkiste racës së lashtë të indianëve Pima, pasardhësit e të cilëve janë tashmë Sonorasit dhe do mund të ishte pjesë e zgjidhjes nëse ndiqnin edhe qytetet të tjera bregdetare në juglindje të SHBA-ve për të mbledhur sa më shumë informacion dhe në këtë trazicion, Pimas sollën dhe traditat e reja nga Amerika Qendore”, shpjegoi Garcia./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi