Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Zbulohen gjurmë gjaku në thikat primitive të civilizimeve mbi 2000-vjeçare në Meksikë Empty Zbulohen gjurmë gjaku në thikat primitive të civilizimeve mbi 2000-vjeçare në Meksikë

Wed 9 May 2012 - 22:18
Zbulohen gjurmë gjaku në thikat primitive të civilizimeve mbi 2000-vjeçare në Meksikë Gur-te-Latuar-300x216

Siç bëri të ditur agjencia e lajmeve Associadet Press, në një zbulim arkeologjik të kryer nga arkeologët në Meksikë, në thikat -sharrë, gurë të latuar- primitive, që përdoreshin në atë periudhë, u zbuluan njolla gjaku, fije, thërrmija kocke dhe gjurmë tendos, në gurë të latuar me moshë mbi 2000-vjeçare.
Ky zbulim, ofron dhe faktet e para të pa tundshme për civilizimet parakolumbiane aty dhe sakrificat tyre.

Gurët e latuar, në të cilët u gjendet njollat e gjakut, u zbuluan në rajonin Puebla, në Meksikën qendrore dhe i përkasin civilizimit shumë pak të njohur të Kantona. Ky civilizim lulëzoi në të njëjtën periodë kohe me qytet-shtetin e Tichouakan, i cili ndodhej pranë qytetit të sot të New Mexicos. Civilizimi Kantona, jetoi më shumë se 1000-vjet, para qytetërimit të Azdekëve, të cilët edha ata besohet se mjaftoheshin në sakrifica njerëzore.

Kur në Meksikë, zbarkoi Kristofor Kolombi, në fund të shekullit të 15-të, Spanjollët pushtues, përshkruanin se u ndeshën me rituale sakrificash njerëzore në shumë civilizime autoktone të Amerikës, gjë që sipas gjasave u vërtetua dhe nga Gurët e Latuar të zbuluar në ato anë.
Gjithmonë sipas referimeve të ardhur deri më sot, të pushtuesve Spanjollë, këto rituale përmbanin shkulje të zemrës, zhveshje të lëkurës njerëzore, e sidomos të robërve, prerja e kokë dhe copëtimi i trupit. Siç rezulton nga të dhënat e ushtarëve spanjollë, derdhja e gjakut ishte një ritual dhe traditë e fuqishme për civilizimet prokolombike, të cilat e konsideronin dergjen e gjakut si diçka kozmike dhe një mënyrë të shkëlqyer për të ruajtur ekuilibrat në bashkësitë e tyre.
Edhe pse në të shkuarën, nuk kishte të dhëna të sakta arkeologjike për këto taktika, të shumtë ishin ata të cilët dyshonin se Konkistadorët, e tepronin me raportimet e tyre, me qëllim që të shfaqnin autoktonët si të dhunshëm dhe të pa civilizuar.

Por, mesa duket raportet e pushtuesve ishin të sakta: “Zbulimet vërtetojnë se këto vegla dhe sende, u përdorën për të prerë mish njeriu”, thotë Luisa Maini, e Institutit Kombëtar të Antropologjisë në Meksikë.

Arkeologët të cilët zbuluan gurët e latuar, kishin vënë re se mbi to kishte njolla gjaku të thara. Dy vjet më parë gurët e latuar u dërguan tek Dr. Maini, e cila i studioi ato me shumë kujdes në bashkëpunim me Universitetin Autonom Kombëtar të Meksikës.

Gjithashtu gurët e latuar, u skanuan edhe nga mikroskop elektronik, për të zbuluar në to rruazave të kuqe të gjakut si dhe gjurmë mbetjesh të muskujve dhe fije floku.
Kështu, rezultoi ishte tepër impresionues, pasi të gjitha gjurmët e diktuara aty, ishin njerëzore./albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi