- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Skandali! Shqipëria kthehet në varrezë e ushtarëve grekë, kërkime në 969 vende të ndryshme
Sun 10 Feb 2013 - 11:48
Dita-ditës dalin në dritë dhe fakte të tjera të cilat veçse me një skandal mund të ngjanin!
Kështu edhe dokumenti i ditës së djeshme lëshuar nga ministria e Mbrojtjes dërguar asaj të Brendshme ku e informonte për 6 vendet ku do të fillojnë menjëherë gërmimet.
Duhet theksuar se në marrëveshjen e firmosur midis dy vendeve për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve të rënë në luftë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitin 1940-1941”, në vitin 2009 janë parashikuar plotë 969 vende dërrmimi.
Sipas “Gazeta Shqiptare”, e cila ka siguruar një letër nga ministria e Mbrojtës dërguar asaj të Brendshme, bënë me dije se punimet do të fillojnë menjëherë në Prefektuat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Korçë (qytet qendër), në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës. “Për dhënien e lejes për fillimin e punimeve në këto 6 pika, për zhvarrimin, kërkojmë miratimin nga autoritetet qendrore dhe vendore, sipas hierarkisë përkatëse, nga prefekti, kryetari i Bashkisë, Komuna, kryeplaku, Komuniteti Fetar, drejtoria/qendra/dega/seksioni përkatës i Trashëgimisë Kulturore”, – citojmë nga letra e ministrisë së Mbrojtjes, që për dijeni i është dërguar edhe ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Turizmit.
Mësohet gjithashtu se pala greke po insiston shumë në këtë drejtim, madje vetë zv/ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panajot Karabela ka pohuar se do kryen gërmime në 969 vend të ndryshme në Shqipëri, kryesisht në atë të jugut, duke deklaruar më konkretisht: “Do të doja gjithashtu që në shtator të këtij viti, atasheu ushtarak i Greqisë në Tiranë vizitoi në Gjirokastër dhe në Këlcyrë, gjashtë nga vendet e para të gjetjes së eshtrave, me qëllim që të përcaktohej koha e nisjes së punimeve në terren nga pala shqiptare. Për këtë çështje dhe çështjet që kanë lidhje me të, brenda muajit dhjetor do të bëhet në Athinë një takim i dytë i komisionit mikst të ekspertëve. Paralelisht, antarët e komisionit këtu dhe në Shqipëri do të punojnë për mbledhjen dhe verifikimin e materialit arkivor, gjetjen e mënyrës së identifikimit dhe marrjen e lejeve të kërkimeve dhe ndërtimit.”
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Skandali! Shqipëria kthehet në varrezë e ushtarëve grekë, kërkime në 969 vende të ndryshme
Mon 11 Feb 2013 - 21:09
Pika Saliut!
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Skandali! Shqipëria kthehet në varrezë e ushtarëve grekë, kërkime në 969 vende të ndryshme
Mon 11 Feb 2013 - 21:20
bastardi Berishe ku po e katandis SHQIPERINE
- Sponsored content
- Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës
- Skandali: Pikturat e Vangjush Mios i janë bërë dhuratë pushtetarëve grekë
- Varrezat e ushtarëve grekë, Mbrojtja do paguajë truallin
- Historia e çiftit që u martua 22 herë në vende të ndryshme të botës (FOTOT)
- Gjurme te gjigandeve dhe fakte interesante nga vende te ndryshme te botes
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi