Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Varrezat e ushtarëve grekë, Mbrojtja do paguajë truallin  Empty Varrezat e ushtarëve grekë, Mbrojtja do paguajë truallin

Sat 20 Aug 2011 - 17:03
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do të mbikëqyrë të gjithë procesin e shpronësimit të trojeve në Këlcyrë dhe Gjirokastër, ku do të ndërtohen dy varrezat për ushtarët grekë të rënë në luftën greko-italiane në vitin 1940. Më 29 qershor, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka miratuar një vendim që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes së firmosur mes palës shqiptare dhe asaj greke në nëntor 2008 dhe të miratuar në Parlament në mars të vitit 2009. Sipas këtij vendimi, “Ministria e Mbrojtjes të ndjekë procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë. Ky dikaster, në bashkëpunimin me organet e qeverisjes vendore në bashkinë Këlcyrë, rrethi Përmet, dhe në komunën Dropulli i Sipërm, rrethi Gjirokastër, të qarkut të Gjirokastrës, do të ndjekë zhvillimin e punimeve të këtyre vendprehjeve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ministria e Mbrojtjes të përballojë shpenzimet për shpronësimet e trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”, thuhet në pikat 2 dhe 3 të vendimit. Me urdhër të Kryeministrit do të caktohen ekspertët që do të jenë pjesë e komitetit të përbashkët për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes do të organizojë, së bashku me palën greke, ceremoni përkujtimore më 28 tetor të çdo viti. Nga ana e saj, Ministria e Financave do të marrë masat për përjashtimin e të gjitha detyrimeve doganore të mjeteve që do të përdoren për këtë proces.

Miratimi i marrëveshjes në vitin 2008 u kritikua nga personalitete të historisë dhe politikës në Tiranë. Kjo për faktin se Greqia në atë kohë ishte vendi i fundit që nuk e kishte firmosur ende Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë dhe nga shumë prej personaliteteve shikohej shkëmbim me ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Dokumenti i pranuar nga të dyja palët vendos ngritjen e dy varrezave, një në Këlcyrë, 4 kilometra përpara këtij qyteti, si dhe një në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Hapësira që do të marrin këto dy varreza është rreth 10 mijë metra katrorë. Ndërkohë që të gjitha procedurat e kërkimit, zhvarrimit, identifikimit dhe varrimit të eshtrave do të mbulohen nga pala greke. Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu që, nëse hapësirat e zëna nga varrezat do të përdoren për interesa publike, atëherë pala shqiptare është e detyruar të vërë në dispozicion të palës greke një shesh tjetër të përshtatshëm, si dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve të reja.

12 mijë trupa

Sipas palës greke, gjatë bisedimeve për ndërtimin e varrezave, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke

2 varreza

Megjithëse pala greke ka kërkuar në vitin 2006 ndërtimin e tri varrezave në tokën shqiptare, pala jonë ka rënë dakord vetëm për dy të tilla, në Këlcyrë e Bularat

Vendimi i qeverisë

• Ministria e Mbrojtjes të ndjekë procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

• Ministria e Mbrojtjes të përballojë shpenzimet për shpronësimet e trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

• Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, do të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në komitetin e përbashkët për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave.

• Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8 të nenit 1 të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.(panorama)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi