Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës Empty Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës

Fri 10 Feb 2012 - 0:19
Danimarka Të gjithë e dimë se Danimarka është konsideruar si vendi ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë. Prej më shumë se 30 vjetësh, studimet shkencore dhe rezultatet e ndryshme analitike kanë arritur të gjitha në përfundimin e njëjtë se danezët janë njerëzit më të lumtur se në pjesën tjetër të planetit tonë. Në hartën botërore të lumturisë, e krijuar nga një psikolog social anglez, Austria dhe Irlanda renditen menjëherë poshtë Danimarkës për sa i përket shkallës së lumturisë. Kanadaja rendit e dhjeta, ndërsa Amerika e 23-a. Po çfarë i bën danezët të jenë kaq të lumtur? Nanna Nourup, një banore në Kopenhagën, shpjegon disa nga ndryshimet mes Danimarkës dhe pjesës tjetër të botës. Për shembull, në Kopenhagën njerëzit janë shumë të përgjegjshëm për ambientin.

Më shumë se një e treta e tyre përdor biçikletën për të lëvizur, për të bërë pazarin, shkuar në punë, apo për të nxjerrë shëtitje fëmijët. Papunësia, varfëria dhe të pastrehët janë fenomene shumë të rralla në këtë vend, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh. Nëse aty humbet punën, Nanna tregon se qeveria vazhdon të paguajë rreth 90 për qind të rrogës për 4 vjet. Mos u shqetësoni as për kujdesin shëndetësor, është falas dhe me një cilësi të jashtëzakonshme për këdo. Qeveria daneze tregon gjithashtu një interes të veçantë për nënat dhe fëmijët. Gratë zakonisht marrin 12 muaj leje lindje që u paguhet tërësisht. Aty dëgjon se qytetarët paguhen të shkojnë në universitet. "Kush shkon në universitet paguhet 400 ose 500 dollarë", thotë Nanna.

"Edukimi është falas, ndaj këtu jetojnë njerëzit më të shkolluar në botë". Gratë në Danimarkë nuk e ndiejnë presionin për t‘u martuar. Nanna sapo ka mbushur 44 vjeçe dhe është beqare. Ajo thotë se nuk është rritur duke ëndërruar për fustane nusërie dhe dasma. "Kjo nuk ka qenë një ndër ëndrrat e mia. Nuk mendoj se edhe shoqet e mia kanë këtë ëndërr", tregon. Stine, një nga mikeshat e Nanna-s, thotë se solli në jetë tre fëmijë para se të vendoste të martohej me partnerin. Po ashtu, një tjetër arsye për të qenë të lumtur në Kopenhagën është edhe buka e mrekullueshme e quajtur ‘rugbrød‘, me të cilën vendasit krenohen kudo.

Rio de Janeiro

Është sinonim i rërës së bardhë dhe plazhit, trupave të nxehtë dhe karnavaleve. Po ashtu, në vitin 2016 ai do të jetë qyteti i parë në Amerikën e Jugut që do të zhvillojë Lojërat Olimpike.Aline, nënë e tre fëmijëve, tregon se Rio është një nga qytetet më të bukura në botë, falë plazheve dhe ndërgjegjësimit të njerëzve. "Gratë në Rio tregohen shumë të kujdesshme për paraqitjen fizike, sepse e kalojmë shumicën e kohës të veshura më pak se në çdo vend tjetër të globit". Gjithashtu, brazilianet harxhojnë çdo vit miliona në kirurgjinë plastike. "Kirurgët tanë njihen si më të mirët në botë dhe çmimet janë të lira këtu". Në qytetin me gjashtë milionë banorë, diferencat ekonomike mes njerëzve janë të mëdha. Një e pesta e popullsisë jeton nëpër baraka. "Rio është qyteti i kontrasteve ekonomike. Ne kemi të varfrit që jetojnë bashkë me të pasurit dhe shtresën e mesme", thotë Aline. Shumë njerëz që blejnë shtëpi paguajnë për to me para në dorë. Aline ka një apartament në një ndërtesë shumëkatëshe. Fëmijët e saj kanë secili dhomën e tyre dhe një banjë të përbashkët. Aline ka në shtëpi një tualet gjigant të mbushur plot me produkte kozmetike. "Si çdo grua më pëlqen të kem shampo, kremra dhe parfume. Është e zakonshme për gratë të kenë shumë lloj produktesh kozmetike", thotë ajo. Familja dhe besimi janë shumë të rëndësishme për brazilianët. Fëmijët zakonisht jetojnë në shtëpi me prindërit pasi mbarojnë kolegjin, sepse aty mendojnë se familja që lutet së bashku, duhet të qëndrojë së bashku. "Ne lutemi çdo ditë dhe i mësojmë fëmijët që ta bëjnë këtë gjë që të vegjël". Aline thotë se i vetmi problem që kanë për t‘u zgjidhur është kriminaliteti dhe siguria në vend.

Dubai

Tridhjetë vjet më parë, Dubai, shteti më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ishte asgjë më shumë veçse një grumbull ndërtesash të shpërndara përgjatë shkretëtirës. Sot, është një nga qytetet më të bukura në botë, i quajtur ndryshe "perla e Gjirit Persik". Ky qytet multikultural është shtëpia e xhamive të jashtëzakonshme, rrugëve prej guri, pazareve pa fund dhe ndërtesës më të lartë në botë. Falë rezervave shumë të mëdha të naftës, qeveria u siguron qytetarëve ujë, drita dhe shërbim shëndetësor falas. Gjëja më e mirë? Nuk ka taksa mbi të ardhurat. Doktoreshë Lamees Hamdan, nënë e katër fëmijëve nga Dubai, jeton në një shtëpi me 5 dhoma në rrugën ku ka shtëpinë edhe vjehrra e saj. "Është diçka tradicionale të jetosh afër me familjen e burrit. Më pëlqen kjo gjë. Mendoj se është diçka e mirë të shohësh një familje të madhe dhe të bashkuar çdo ditë". Lamees thotë se shumë familje të pasura në Dubai kanë shërbëtore, shoferë dhe kuzhinierë personalë. "Nuk gatuaj shumë këtu. Ime vjehërr ka kuzhinier në shtëpi, por unë e kam gjetur zgjidhjen.

Jam lidhur me një restorant që më dërgon në shtëpi tri vakte në ditë". Por Lamees tregon se jo të gjithë në Dubai janë të pasur. "Ka të pasur, të varfër dhe nga ata që luftojnë çdo ditë për bukën e gojës". Një tjetër ndryshim mes njerëzve në Dubai dhe pjesës tjetër të botës është mënyra e veshjes. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend mysliman, Lamees thotë se pjesa më e madhe e grave mbi 60 vjeç veshin fustane që u mbulojnë trupin dhe burqa që u mbulon fytyrën. "Nuk preferova të vishja shailan dhe abaja-n, që të mbulojnë kokën dhe trupin, por motra ime i ka veshur. Është diçka më shumë se kulturore". Burrat zakonisht veshin kostumin tradicional të quajtur kandura, një lloj smokingu me këmishë. Pavarësisht dallimeve, Lamees tregon se gratë në vendin e saj kanë shumë të përbashkëta me femrat dhe nënat në botë. "Jemi të gjitha nëna që punojmë, ne të gjitha kemi të njëjtat prioritete, të gjitha përballemi me të njëjtat sfida".

Stamboll

Stambolli është qyteti i dy kontinenteve, Azisë dhe Europës. Nuvide, një banore e Stambollit, jeton në pjesën europiane, por mund të shohë edhe atë aziatike nga dritarja e shtëpisë së saj. Si një vend mysliman përparimtar, gratë janë të lira të veshin ç‘të duan dhe Nuvide tregon se femrat turke pëlqejnë shumë të bëjnë pazar. Edukimi në këtë vend është thelbësor për gruan, megjithatë familja vjen e para. "Ti mund të mbarosh dy universitete. Mund të bësh doktoraturën dhe masterin, por zakonisht në moshën 32-vjeçare një gruaje këtu i duhet të heqë dorë nga puna, sepse familja dhe fëmijët janë më të rëndësishëm". Turqit, thotë ajo, kanë gjithashtu një mënyrë interesante të kursimit të parave. Njerëzit mbledhin monedhat e arta dhe i vendosin ato poshtë jastëkëve në vend që t‘i çojnë në bankë. Një mënyrë interesante kursimi.

Tokio

Në Tokio, Japoni, një tjetër prej metropoleve më të populluara në botë, njerëzit priren të punojmë me orë të tejzgjatura dhe jetojnë në shtëpi të vogla. Misako, një grua nënë e një vajze katër vjeçe, tregon se nga këto anë është zakon të heqësh këpucët kur hyn në shtëpinë e dikujt. Edhe pse vetë punon si përkthyese, Misako thotë se gratë japoneze zakonisht qëndrojnë në shtëpi me fëmijët. Shumë njerëz ndoshta nuk e dinë se gratë japoneze janë shumë të vetëpërgjegjshme. Për shembull, Misako tregon se mjaft tualete publike femrash kanë një pajisje të quajtur "tingulli i princeshës", që bën zhurmë të mjaftueshme për të kamufluar funksionet fizike të organizmit.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës Empty Re: Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës

Fri 10 Feb 2012 - 0:23
Kot me paska ik nje shans kur isha djelmosh te 22 qe me thane.

Thuaj po se do jesh me i lumturi nder te lumturit.

Eh vakt o vakt c'mu kujtua SKANDINAVIAGratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës 2585209286
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës Empty Re: Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës

Fri 10 Feb 2012 - 12:03
arsimim falas.....mjekim falas.......99% te rroges pr 4 vjet dh kur je pa pun.......studentet 400 dollar ne muajjjj.etj etj....sa mbrapa botes qe jemi o zot
e pse te mos jen te lumtur ata njerez , ca u mungon .................
Sponsored content

Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës Empty Re: Gratë, si jetojnë në vende të ndryshme të botës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi