Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik Empty Anonymous mund ta lë Amerikën pa rrymë

Wed 22 Feb 2012 - 17:40
SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik F.0222134733826_mNë një takim të mbyllur, me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënoj sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.
Administrata amerikane, kur nuk e do dikë, lehtë e quajnë ndonjë person ose organizatë si terroriste.

Shpresojmë se ky nuk do të jetë një emërtim tjetër për Anonymous.

Keith Alexander, drejtor i NSA-së, tha se ky grupi i haktivistëve – shfrytëzimi i rrjetave kompjuterike si mjet i protestës politike - brenda dy viteve mund ta shkatërroj furnizimin amerikan me energji elektrike.

Ai e tha këtë në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, shkruan “Wall Street Journal”.

Edhe pse deri tash nuk janë në "listën e kërcënimit", ky shkaktim frike mund t’i fus ata aty.

"Është një kërcënim i vërtetë", thotë James Lewis, ekspert për siguri të internetit, që studion grupin.

Të tjerët mendojnë se fjala është për krijimin e një paranoje. Blogu që lidhet me Anonymous, anonops.blogspot.com, e ka botuar fotografinë e drejtorit të NSA-s dhe ka shkruar: “Qesharake! Pse do ta fikte Anonymous rrjetin elektrik? Nuk ka kuptim! Ata duan vetëm të frikësoheni”.

Përndryshe, në Twitter kanë shpjeguar se diçka si kjo nuk u ka ra ndërmend, meqë në atë mënyrë do të vrisnin njerëzit në spitali, jeta e të cilëve varet nga aparatet. /Telegrafi/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik Empty SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik

Thu 23 Feb 2012 - 15:40
SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik 51244_1SHBA - Në një takim me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë Amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënojë sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “Wall Street Journal”, drejtori i NSA-së Keith Alexander mendon se grupi i hakerave Anonymous është një kërcënim i vërtetë, që mund të fuqizohet shumë pas disa vitesh.

Ndërohë Blogu i grupit Anonymous, anonops.blogspot.com, ka postuar fotografinë e drejtorit të NSA-së me shkrimin: “Qesharake! Pse do ta fikte Anonymous rrjetin elektrik? Nuk ka kuptim! Ata duan vetëm të frikësoheni”.

Ndërsa në rrjetin social Twitter, Anonymous shkruan se një gjë e tillë nuk u ka shkuar në mend, pasi në këtë mënyrë do të vrisnin njerëzit në spitale, jeta e të cilëve varet nga aparaturat.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi