Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Këta pederastë”, shprehja e Murinjos tërbon homoseksualët Empty “Këta pederastë”, shprehja e Murinjos tërbon homoseksualët

Thu 23 Feb 2012 - 17:50
“Këta pederastë”, shprehja e Murinjos tërbon homoseksualët 50844_1TIRANE-Shprehja e përdorur nga nga trajneri i Realit, ‘këta pederastë’ ka sjellë një tronditje të madhe në shoqatat e homoseksualëve në mbarë botën.

Federata Sportive Evropiane e Homoseksualëve (EGLSF) ka akuzuar Zhoze Murinjon si homofob, ndërsa ka bërë një ankesë zyrtare në UEFA për frazën që ka thënë trajneri portugez gjatë stërvitjes së Real Madrid në Moskë.

Kamerat e televizioneve filmuan hyrjen e Murinjos në stadiumin “Luzhniki”, ndërsa ai u ankua se nuk i kishin thënë ende se me cilin top do të luhej, atë normal apo atë të kuq që përdoret kur ka dëborë.

“Po këto pederastët, nuk na thanë se me cilin top do të luhet?”, është fraza ekzakte që ka përdorur Murinjo para kamerave duke iu referuar zyrtarëve të ndeshjes që kanë në dorë vendimin në raste të tilla.

Luize Englefild, bashkë-presidente e EGLSF, i ka bërë thirrje UEFA-s që të veprojë ndaj këtyre komenteve, të cilat u shfaqën në televizionin kombëtar spanjoll “Quatro” dhe qarkulluan në YouTube dhe në faqe të tjera të internetit gjatë dy ditëve të fundit. “Homofobia është papranueshme nga askush në futboll, për më tepër nga një prej figurave më të njohura në këtë sport. Ne jemi shumë të zhgënjyer që Z. Murinjo përdor në mënyrë rastësore në vendin e tij të punës terma homofobikë”.

“Ajo që të trishton më tepër është se këto terma u përdorën pikërisht në Javën Ndërkombëtare “Futbolli kundër Homofobisë”. Si partnerë të vjetër të UEFA-s, ne kërkojmë nga ky institucion që të veprojë duke marrë masat përkatëse”, ishte kërkesa e bërë nga Englefild.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi