Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Agjentja greke tërbon turqit, u vjedh planet e luftës Empty Agjentja greke tërbon turqit, u vjedh planet e luftës

Tue 3 Jul 2012 - 21:35
Agjentja greke tërbon turqit, u vjedh planet e luftës Agjentja-greke-300x225Një super skandal ka plasur në Turqi!

Pasi është bërë e ditur vjedhja e dokumenteve top-secret, nga një agjente greke, autoritetet ushtarake në Turqi, janë tërbuar dhe nuk dinë se si të menaxhojnë situatën.

Lajmi është publikuar dhe nga gazat “Star”, e cila bënë fjalë për “vjedhje dokumentesh për plane lufte Turqi – Greqi, nga një super agjente greke”.

Sipas reportazhit të gazetës “Star”, citon alb-observer.com, agjentja greke është regjistruar nga kamerat e sigurisë, në momentin kur ajo po vidhte dokumentet. Gjithashtu referohet se vjedhja u krye në bazën ushtarake turke, Marmaris ndërsa brenda në skicat e vjedhura, përfshihen stërvitje ushtarake të rëndësisë së lartë, plane për luftë, si dhe skicograme të hartës ku janë vendosur kamera të fshehta në çdo bazë ushtarake turke.

Duke vijuar më tej në artikullin e saj gazeta “Star”, referon se autoritete turke, pas bërjes publike të lajmit, ka avancuar në 49 arrestime, ku 45 prej të cilëve janë ushtarak aktiv, pa u bërë e njohur grada e tyre. Në përfundim të reportazhit, theksohet se agjentja greke tashmë gjendet në Greqi, edhe pse autoritete ushtarake hetuan rrufe 9-të qytete të Turqisë, ku dhe u bë i mundur grumbullim i “pasur” materiali dhe të dhënash, si dhe shumë regjistrime kamerash të fshehta, të instaluara në kuadër të sigurisë kombëtare…/alb-osberver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi