- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Kompania Apple mund të 'blejë' Greqinë?!
Fri 24 Feb 2012 - 9:31
SHBA - “Problemi grek” duket se ka arritur edhe te kompania më e madhe e teknologjisë në botë, Apple. Siç raporton Bloomberg, Tim Cook, drejtuesi aktual i kompanisë, duke folur në Mbledhjen e Përgjithshme vjetore të Apple tha se duhet të diskutohet për atë se çfarë do të bëhen me 97.6 miliardë dollarë, fonde rezervë. Në të vërtetë, Cook "rrëfeu" se paratë që ka aktualisht kompania, janë shumë më tepër sesa ka nevojë për të vepruar dhe për t’u zgjeruar. “Kështu, meqë paratë ekzistojnë”, një nga aksionerët mes seriozitetit dhe humorit pyeti “nëse kompania është duke menduar të blejë Greqinë?!”... Tim Cook, pavarësisht nga kjo pyetje e papritur, i qetë, e hodhi poshtë këtë mundësi. "Ne kemi shqyrtuar shumë raste për investime, por blerja e Greqisë nuk njëra prej tyre" ishte përgjigjja e Tim Cook, i cili zëvendësoi Steve Jobs në krye të Apple. Pyetja e aksionerit është pasojë e klimës, që ekziston kudo në botë për borxhet e Greqisë, vend që për shumë njerëz është "në shitje". Apple është kompania me vlerën e tregut më të lartë në botë (500 miliardë dollarë amerikanë), që nëse do të ishte një shtet, do të ishte i 20-i në botë. |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi