Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 19:18
Vendet e ballkanit kanë shpresa të mëdha për një bum të naftës, të cilat
do të reduktojnë ndjeshëm varësinë e importeve nga vende të tjera. Nis
kështu një artikull i agjencisë se lajmeve për Europën Juglindore
SETimes. Në ujërat territoriale shqiptare në Detin Adriatik mund të
gjenden edhe 1 miliardë fuci naftë, thekson artikulli. Më tej në
shkrimin e SETimes, citohet intervista që përfaqësues të qeverisë
deputetë të opozitës dhe specialistë të sektorit energjitik dhe minerar
kanë mundësuar për të.
Do të isha shumë i lumtur nëse Shqipëria do te kthehej në një “Kuvajt”
të Ballkanit, thotë zëvendës ministri i ekonomisë Enno Bozdo për
agjencinë. Ai thekson në intervistën e tij se “Shqipëria është një nga
të paktat vende të rajonit dhe në Europë ku gjatë shekullit të kaluar
janë zbuluar rezerva të mëdha të naftës dhe gazit naturor”.
Setimes tregon se një nga kompanitë energjitike me bazë në Dublin, San
Leone Energy, sapo ka zbuluar thesaret e Shqipërisë ka nënshkruar një
kontrate me qeverinë shqiptare për të siguruar eksplorimin e naftës në
det të hapur. Kjo shoqëri ka tashme një hartë tredimensionale që
këshillon burime të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri.
Ndërkohë që një nga ekspertët më të lartë të naftës dhe gazit në
Shqipëri, profesori i Gjeologjisë në fakultetin e Tiranës, Gjergji Foto,
shprehet optimist rreth perspektivave në këtë sektor.
Mund të them se i gjithë territori shqiptar është i pasur me bitum,
naftë dhe gaz natyror në sipërfaqe, shprehet profesor Foto. “Gjatë
komunizmit nuk kishim teknologjinë e duhur për të zbuluar këto burime.
Por tashmë rreth 400 milionë ton naftë janë identifikuar”. Kjo sasi e
madhe është në pritje të investimeve të reja teknologjike. Qeveria
duhet t’i ndihmojë dhe është kthyer në një partnere me kompanitë e
huaja, me një objektiv të përbashkët thotë inxhinieri për SETime.
Por në artikull nuk mungojnë edhe kritikat që nënkryetarja e komisionit
parlamentar të ekonomisë dhe financave Mimi Kodheli lëshon ndaj
qeverisë, për të qenë më e përgjegjshme për rëndësinë strategjike të
këtyre burimeve. Ajo thekson në intervistë se kuadri ligjor lë shumë
hapësira për investitorët e huaj, por shton se qeveria duhet të jetë më
transparente në hartimin e marrëveshjeve.
Por zvëndësministri i METE, Enno Bozdo nuk pajtohet me këto kritika. Ai
shprehet se qeveria po punon për të tërhequr sa më shumë investitorë të
huaj në Shqipëri duke lehtësuar sa më shumë kushtet e tyre, pavarësisht
kohës së nevojshme për të marrë lejen mjedisore apo licencën.

LajmiFundit
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 19:20
amaaaaaaaaaan se 1 miliard fuci si ka arabia me githe nigeri e irak e ca jane ato vende andej budallalleqe
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 19:27
Nuk i dihet!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 19:37
Luan_Valikardi shkruajti:Nuk i dihet!
ore sdi cte them ishalla te kete apo ishalla mos te kete se po pati eshte mireqenia jone ose shkaterrimi jone nga USA gati jane ato per te vjedhur
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 19:47
Fuqite e medha na kane vjedhe kufijte, te nafta do trembemi!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 19:49
Luan_Valikardi shkruajti:Fuqite e medha na kane vjedhe kufijte, te nafta do trembemi!
epo asaj i trembem une mos na bejne si irakuNë detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte 81192
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Fri 24 Feb 2012 - 20:03
Pasuria me e madhe eshte mendja, nga ajo trembet edhe Amerika.
Sponsored content

Shqiperi Re: Në detin Adriatik mund të gjenden 1 miliard fuci nafte

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi