Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërkimet për naftë në detin Jon, zbulohen hartat e qeverisë greke Empty Kërkimet për naftë në detin Jon, zbulohen hartat e qeverisë greke

Fri 6 Jan 2012 - 14:46
Kërkimet për naftë në detin Jon, zbulohen hartat e qeverisë greke 50016TIRANE - Gjithmonë e më shumë dalin në dritë fakte të reja se qeveria greke ka pasur qëllime të qarta në ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë, për të përfituar sa më shumë në kurriz të Republikës së Shqipërisë. Referuar dokumenteve dhe hartave të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike të Greqisë provohet se një pjesë e territorit të shumë përfolur, i cili në bazë të marrëveshjes së firmosur mes qeverive greke dhe shqiptare, ishte një vendburim nafte. Këtë gjë, pala greke e ka ditur që në vitin 1984, ku janë kryer dhe studimet në të gjithë pjesën e bregdetit perëndimor të Greqisë dhe në zonën rreth ishullit të Korfuzit. Gjithashtu, brenda të njëjtit territor, nga studimet e kryera nga pala greke është evidentuar dhe vendi i përshtatshëm për hapjen e pusit të naftës. Këto përfundime dalin pas krahasimit të dy hartave, asaj të Ministrisë dhe hartës së ndarjes së kufijve detarë mes dy shteteve, ku vihet re qartë se një pjesë e konsiderueshme e "trekëndëshit ujor" që do t'i kalonte Greqisë, është vendburim nafte.
Hartat
Pas hapjes zyrtarisht të tenderit për kërkimin e naftës dhe të gazit natyror në tre zona, Gjiri i Patrës (Pjesa perëndimore), Katakolo dhe Janina, Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike në Greqi ka publikuar dhe hartat, ku sipas studimeve ka rezultuar se gjenden sasi të mëdha të naftës dhe të gazit natyror. Ajo që bie në sy në këto harta është fakti se një ndër zonat më të pasura me naftë është deti përreth ishullit të Korfuzit dhe përgjatë vijës bregdetare nga Igumenica deri në Prevezë. Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm është se zona e shumë përfolur e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, është shënjuar nga studiuesit grek si një zonë që ka sasi të konsiderueshme nafte. Edhe pse marrëveshja është firmosur më 27 prill 2009, Greqia ka qenë në dijeni të këtij fakti që në vitin 1984, ku ishin kryer dhe studimet në atë zonë.
Duke ballafaquar hartat, provohet se një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes prej 354.4 km2, e cila në bazë të kësaj marrëveshjeje i takonte palës greke, është një vendburim nafte, i cili sipas studiuesve grekë, disponon sasi të mëdha të naftës. Ndërkaq, edhe pse vetëm pak ditë më parë qeveria greke ka hapur tenderin ndërkombëtar për nisjen e kërkimeve, zona detare përreth ishullit të Korfuzit nuk është përfshirë në këtë tender, duke qenë se marrëveshja mes dy qeverive ende nuk është ratifikuar nga pala shqiptare, pas rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese.
Marrëveshja detare
"Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Në disa numra rresht, "GSH" vërtetoi asokohe se qeveria shqiptare i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon që arrinte deri në 354.4 km2. Por vetëm pak muaj më vonë, konkretisht në datë 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese me një votim unanim 9-0 vendos të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend, të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Edhe pas këtij vendimi, qeveria greke nuk ka hezituar që herë pas here t'i kërkoj drejtuesve të shtetit shqiptar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigori Delavekura i ka apeluar Tiranës zyrtare të fillojë sa më parë procedurat për ratifikimin e marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve, në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në një konferencë shtypi të zhvilluar në datën 3 nëntor 2010, Delavekura tërhoqi vëmendjen se për palën greke kjo marrëveshje është në përputhje me dispozitat e Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe se është miratuar për të mirën e të dy vendeve. "Për marrëveshjen e përcaktimit të zonave detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, dua t'ju them se pikëpamjet e vendit tonë janë të qarta dhe i janë bërë të njohura palës shqiptare. Aktualisht, qeveria shqiptare do të duhet të shohë se si do të përfundojnë procedurat e brendshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje", - deklaroi Delavekura. Gjithashtu, reagime kanë ardhur dhe nga ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani e cila në një intervistë për televizion grek SKAI, shprehu keqardhjen për prishjen e kësaj marrëveshjeje, e cila sipas saj kishte plotësuar të gjitha qëllimet e politikës së jashtme

(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi