Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Surroi: Thaçi ka qenë antiamerikani më i madh Empty Surroi: Thaçi ka qenë antiamerikani më i madh

Fri 24 Feb 2012 - 22:26
sh-anëtari i Grupit të Unitetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Veton Surroi, ka deklaruar se marrëveshja për përfaqësim rajonal e arritur të premten në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit, është një hap mbrapa për Republikën e Kosovës.
Në emisionin Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se ky dialog ka filluar mbrapsht, dhe se ‘e mira e vetme’ e këtij procesi është se marrëveshjet e arritura nuk janë nënshkruar dhe një ditë do të duhet të dërgohen në parlament për ratifikim, dhe aty të shihet nëse e kanë apo jo mbështetjen.

Surroi ka kritikuar diplomacinë kosovare për mosangazhim pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se pas vendimit të GJND-së Kosova është dashur të ketë një rol tjetër në raport me Bashkimin Evropian, por në mungesë të kësaj iniciative, Serbia ka arritur që të hap një proces tjetër negociator përmes një rezolute të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ish-lideri i Partisë Reformiste ORA, ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Kosova e ka futur vetën në një rrugë të vështirë, dhe se tani mund ta presin negociata edhe më të vështira. Sipas tij, Serbisë nuk i interesojnë negociatat, por përmes tyre përpiqet të arrijë koncesione, dhe kështu të tregojë se gjoja po normalizohen raportet.

Surroi ka komentuar edhe deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan, Christofer Dell, dhe të kryeministrit Hashim Thaçi, ndaj subjekteve që kanë kundërshtuar pranimin e Rezolutës 1244 në fusnotë. Ai ka thënë se Dell ka përdorur gjuhë diskualifikuese, e cila nuk duhet të përdoret nga një ambasadorë dhe nuk e ndihmon procesin politik.

Ish-anëtari i Grupit të Unitetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Surroi, ka kritikuar edhe etiketimet e fundit nga kryeministri duke thënë se Thaçi ka kundërshtari më i madh i Konferencën e Rambujesë, antiamerikani dhe antievropiani më i madh, që në fund është detyruar ta nënshkruaj marrëveshjen. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi