- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Thaçi: Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rezoluta 1244 ka qenë dhe mbetet e vdekur
Thu 23 Feb 2012 - 16:50
Rifilloi në Bruksel dita e dytë e raundit të ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe sot shefja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri, iu shmang interesimit të gazetarëve për temat e bisedës ndërsa shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviq, ka thënë se Serbia do të “bëjë çmos që të arrihet marrëveshja për bashkëpunimin rajonal”, por gjithnjë duke respektuar "Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe interesat kombëtare serbe.” Ai ka thënë se edhe në ditën e djeshme pala serbe ka qenë më konstruktive, por sipas tij, pala kosovare ka këmbëngulur në disa çështje të papranueshme për Serbinë. Ndryshe, marrëveshja për bashkëpunim rajonal, përkatësisht mënyra se si Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale, ka qenë një ndër pikat më të nxehta të këtij raundi të dialogut, meqë nga arritja e kësaj marrëveshjeje dhe zbatimi i atyre të deritashme, varet edhe kandidatura e Serbisë për në BE. Ndryshe kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se pranimi i marrëveshjes për fusnotën nga ana e Serbisë, nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës. "Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi. Alsat-M
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi