Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 JANJIC: TADIC DO TË DETYROHET TA PRANOJË PAVARËSINË E KOSOVËS Empty JANJIC: TADIC DO TË DETYROHET TA PRANOJË PAVARËSINË E KOSOVËS

Fri 6 Apr 2012 - 11:07
Analisti serb Dusan Janjic ka thënë për mediet serbe se Borisë Tadic nëse mendon që edhe pas 6 majit të formojë qeverinë, do të jetë i detyruar që edhe formalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, të gjitha zgjidhjet e mirë për zgjedhje lokale në Kosovë janë lëshuar dhe se tani Kosova do të jetë temë kryesore e pjesës së dytë të fushatës parazgjedhore.

“Kjo rritje e pasigurisë është rezultat i zgjedhjeve, parasë gjithash nëse fillojnë protestat e qytetarëve, të cilët konsiderojnë që Beogradi e ka tradhtuar Kosovën”, ka pohuar Janjic, siç transmeton Kosovapress.

Sipas tij, nëse në vend të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë bëhet emërimi i koordinatorëve ose këshillave të përkohshëm komunal, si paralajmëron Ministria për Kosovë, Partia Demokratike (e Tadicit v.j.) dhe pushteti i republikan do ta zgjerojnë ndikimin edhe në komuna në të cilat deri më tani nuk kanë pasur kontroll.

Janjic pohon se një zgjidhje të tillë Beogradi do ta përdorë “si alibi se ka bërë aq sa ka mundur dhe se ka arritur maksimumin, edhe pse heqja dorë nga zgjedhjet lokale është pjesë e marrëveshjes me Brukselin dhe Gjermaninë për mos mbajtje të regjistrimit të popullsisë dhe shuarje të institucioneve serbe në Kosovë”.

Ai vlerëson se për shkak të kësaj sjellje të Beogradit duhet pritur dy lloje të reagimit – protesta dhe presione të qytetarëve, para së gjithash të serbëve të shpërngulur nga Kosova dhe organizim të zgjedhjeve në teren.

Ai pohon se Beogradi zyrtar ka flijuar votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet të nivelit lokale në mënyrë që BE ta pranonte kandidaturën e tretë të Tadicit për president të Serbisë.

Janjic tërheq vërejtjen që vendimi i Tadicit për dorëheqje dhe zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, pas Shën Gjergjit do të sjell deri të vakuumi i plotë institucional në Serbi.

“Pas 6 majit Beogradi nuk do ta ketë qeverinë. Nuk ka punuar për zbatim të kushteve për integrime të tjera evropiane, as marrëveshje nga Brukseli. Nëse pushteti i tanishëm mendon që përsëri të formojë qeverinë, do të jetë i detyruar që edhe formalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar Janjic.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi