Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Historianët propozojnë dekorimin e Komandant Kumanovës Empty Historianët propozojnë dekorimin e Komandant Kumanovës

Fri 24 Feb 2012 - 22:51
Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni të premten ka diskutuar rreth aktiviteteve të shumta që do të shënohen sivjet në kuadër të 100 vjetori të shtetit shqiptar.

“Gjithashtu në këtë mbledhje, njëzëri u vendos që t’i propozohet Këshillimit Kombëtar për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të dekorohet post-mortum për merita të veçanta kombëtare, dëshmori i kombit Ismet Jashari – “Komandant Kumanova”, i cili i dha jehonë të madhe luftës për çlirimin e Kosovës dhe luftës së UÇK-së në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Disa prej datave të propozuara nga kjo shoqatë tashmë janë zyrtarizuar nga ana e Parlamentit të Maqedonisë, duke marrë peshë institucionale. Në mesin e tyre bëjnë pjesë: 20 vjetori i themelimit të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, 100 vjetori i formimit të bandës Muzikore ‘Zani i Maleve’, 100 vjetori i emërimit të Mehmet pashë Derallës si ministër i parë i mbrojtjes i qeverisë shqiptare, 100 vjetori i marrëveshjes shqiptaro-osmane të 18 gushtit, 100 vjetori i themelimit të Komitetit ‘Shpëtimi’, 50 vjetori i revistës ‘Jehona’, etj. Të gjitha këto aktivitete do të shënohen përmes akademive, tribunave shkencore, tryezave, etj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi