Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Diplomatët perëndimor propozojnë që të zhvendoset lapidari i UÇPMB-së Empty Diplomatët perëndimor propozojnë që të zhvendoset lapidari i UÇPMB-së

Wed 9 Jan 2013 - 16:48

Diplomatët perëndimor propozojnë që të zhvendoset lapidari i UÇPMB-së Thumbnail.php?file=lapidari_presheve_318725702

Ideja për këtë ka të bëjë me parandalimin dhe pengimin e intervenimit të organeve shtetërore të Serbisë dhe të shqyrtojnë zgjidhjen ideore për flamurin që do ta përdorin në Serbi, për të mos e përdorur flamurin e Shqipërisë.

Përfaqësuesit diplomatik të vendeve perëndimore kanë propozuar subjekteve politike shqiptare në Preshevë, që lapidari i UÇPMB-së , të zhvendoset nga qendra e qytetit në ndonjë lokacion tjetër.

Këtë e bëjnë publike mediat serbe, duke iu referuar burimeve diplomatike të diplomatëve të vendeve perëndimore, që këtë ide e paraqesin si zgjidhje për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhe penguar intervenimin e organeve shtetërore të Serbisë, të cilët kanë paralajmëruar se lapidari i UÇPMB-së do të hiqet para datës 17 janar, kur duhet të vazhdojnë bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel.
Zyrtarët serb kanë bërë paraprakisht të ditur se para datës 17 janar, lapidari i UÇPMB-së gjithsesi do të hiqet, qoftë me dëshirë ose në mënyrë të dhunshme.
Prandaj, diplomatët perëndimor i kanë propozuar Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që urgjentisht ta shqyrtojnë dhe miratojnë edhe pamjen e flamurit të Bashkësisë shqiptare në Luginën e Preshevës, për të “shmangur” përdorimin e flamurit të Shqipërisë në jug të Serbisë, që parashihet me Ligjin në fuqi për Pakicat kombëtare të Serbisë.
Mbledhja e 65 këshilltarëve shqiptar të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është konvokuar për ditën e shtunë 12 janar, ku pritet që këshilltarët të debatojnë dhe të shqyrtojnë propozimin dhe sugjerimin e diplomatëve perëndimor-transmetojnë mediat serbe.
Ato po ashtu transmetojnë se përfaqësuesit shqiptar nuk janë unik për këtë çështje dhe citojnë deklaratat e drejtuesve të Luginës së Preshevës, si p.sh. deklaratën e Jonuz Musliut, kryetarit të Lëvizjes për Progres Demokratik, i cili njëherit drejton edhe Organizatën e veteranëve të UÇPMB-së në Jug të Serbisë, i cili ka deklaruar se “Lapidari assesi nuk do të hiqet nga qendra në Preshevë”.
"Problemi është zgjidhur dhe mos pritni që lapidari do të hiqet. Diplomatët ndërkombëtar duhet ta kuptojnë se ne vlerësojmë dhe nderojmë pjesëtarët e kombit tonë që kanë luftuar në radhët e UÇPMB-së, duke dëshiruar lirinë popullit të vet në jug të Serbisë”- ka shtuar Musliu. Ndërkaq, kryetari i Unionit Demokratik të Luginës, Skender Destani nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kompromisi, që do të ishte i pranueshëm për të gjithë, pos elementeve radikale”.
Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka thënë se qëndrimi i kësaj partie është që lapidari në Preshevë të mbetet aty ku është dhe tani për tani nuk ka asnjë variant kompromisi për zhvendosjen e lapidarit. (INA)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Diplomatët perëndimor propozojnë që të zhvendoset lapidari i UÇPMB-së Empty Re: Diplomatët perëndimor propozojnë që të zhvendoset lapidari i UÇPMB-së

Wed 9 Jan 2013 - 20:52
Ne Beograd???
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi