Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ku është vendosur lapidari i hequr i UÇPMB-së?! Empty Ku është vendosur lapidari i hequr i UÇPMB-së?!

Thu 24 Jan 2013 - 23:13
Pas heqjes nga qendra e Preshevës, më nuk ka pasur informacione zyrtare se ku është dërguar dhe si do të trajtohet. Portali Presheva transmeton shkrimin e gazetës serbe "Alo", lapidari gjendet në bazën e xhandarmerisë në fshatin Çakanoc, rreth 6 kilometra larg nga qendra e Preshevës.

Në pyetjen e gazetarit se a është hequr apo ka rënë emblema e UÇPMB-së, njëri nga komandantët ka thënë "Këtë nuk di t'ua them, me të vërtetë."

Në foto, duket se emblema e UÇPMB-së është e hequr nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar, shihen gjëra të ndryshme, si drunj, mbeturina dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar. Ky fakt bie në kundërshtim me deklaratën e kryeministrit Daçiç, i cili ka thënë se lapidari është hequr me kujdes dhe pa u dëmtuar fare.



Studentë, protestë në Tiranë, “Presheva është e jona”



Me thirrjet “Shqipëri etnike, Presheva është e jona”, “O sa mirë me qenë shqiptarë” Këshilli studentor i Universitetit të Tiranës po organizon një marshim paqësor përgjatë bulevardit. Studentët mbajnë në duar flamuj shqiptar dhe lëshojnë thirrje stop albanofobisë dhe të mos cënohen të drejtat e shqiptarëve. Protesta vjen si reagim pas heqjes së lapidarit në nder të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit nga xhandarmëria serbe



Studentët e Universitetit të Tiranës u solidarizuan me shqiptarët e Luginës së Preshevës, dy ditë pas heqjes së përmendores së luftëtarëve të lirisë. Nën moton “Ne jemi me ju”studentët e universitetit më të madh shtetëror në vend, marshuan nga Piramida deri në sheshin “Nënë Tereza” në mbështetje të qytetarëve shqiptarë të Preshevës. Këshilli Kombëtar Studentor i drejtuar nga Emiljano Dervishi, e cilësoi aktin e heqjes së lapidarit si barbar dhe dëshmi të gjallë të albanofobisë. Sipas Këshillit Studentor të Universitetit të Tiranës ky është një shembull negativ për bashkëjetesën në Ballkan. Gjatë tubimit, studentët e UT bënë thirrje nacionaliste, dhe dënuan ashpër heqjen e përmendores së UÇMB-së në Luginën e Preshevës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi