Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Dedaj i gatshëm t’i bashkohet UÇPMB-së

Tue 8 May 2012 - 20:04
e Hënë, 07 Maj 2012 20:38

















Dedaj i gatshëm t’i bashkohet UÇPMB-së Gjergj_dedaj_330_230







Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, paralajmëron
Beogradin dhe komunitetin ndërkombëtar se në rast konflikti mes
shqiptarëve të Luginës së Preshevës me forcat serbe, shqiptarët e
Luginës nuk do të jenë vetëm.


“Ne do t’i përgjigjemi si komb dhe Serbia do të ballafaqohet me një
rezistencë gjithëpopullore, me 7 milionë shqiptarë... Jam i gatshëm të
vesh çizmet dhe të dalë në front bashkërisht me UÇPMB-në për të luftuar
dhe mbrojtur vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës dhe t’i përgjigjem
kolonave ushtarake, nëse UÇPMB do të kërkojë mobilizim”, ka thënë Dedaj
në një intervistë për agjencinë “Presheva jonë”.

Ndaj akteve të fundit të dhunës, bastisjeve dhe arrestimit të tetë
shqiptarëve nga Tërnoci dhe Breznica e Luginës së Preshevës, Dedaj ka
kërkuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës t’iu shmangen
provokimeve dhe të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për t’i dhënë
prioritet dialogut për zgjidhjen e krizës në rajon.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje me dialog, dihet çka pason. Do të
ndodhë ajo çfarë ndodhi para 13 vitesh në Kosovë, dalja në skenë e
UÇK-së, si rezultat i dhunës së regjimit të egër serbë”, ka thënë Dedaj.

Ai ka thënë se ditëve të ardhshme do të ketë takime në Bruksel dhe
Gjenevë, ku do të alarmojë komunitetin ndërkombëtar për dhunën e
vazhdueshme dhe terrorin serb në Luginën e Preshevës. “Do të kërkoj të
ndërmarrin masa urgjente për pengimin e eskalimit të situatës në rajon…
Ose ta ndalin ndërkombëtarët Serbinë, ose e ndalim vetë!”, tha Dedaj.


info-kosova
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi