- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Diplomatët evropianë nuk preferojnë një koalicion PDK – AAK
Fri 4 Jan 2013 - 18:54
S’mund të krijohet një koalicion i ri PDK- AAK mbi procesin zgjedhor të 2010-ës që rezultoi me vjedhje industriale votash. Diplomatët e huaj thonë se askush brenda PDK-së dhe AAK-së të mos mendojë seriozisht rreth formimit të qeverisë, pa finalizuar më parë reformën zgjedhore dhe pa i mbajtur zgjedhjet. Imazhi i përvojës së zgjedhjeve 2010/2011 është ai se nuk kanë qenë të drejta dhe të lira. Diplomacia e vendeve të fuqishme nuk preferon koalicionin PDK – AAK, dhe një koalicion i mundshëm i tillë shihet me dyshim, si çështje pazaresh në mes dy partive PDK- AAK. Sidomos të partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së, e cila me çdo kusht pretendon të hyjë në qeveri.
Qëndrimi i parlamentit Evropian
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, në një shkrim autorial të publikuar ditëve të fundit në njërën nga mediet ka shprehur qëndrimin e saj:”... se askush brenda PDK-së dhe AAK-së të mos mendojë seriozisht rreth formimit të qeverisë, pa finalizuar më parë reformën zgjedhore dhe pa i mbajtur zgjedhjet...Imazhi i përvojës së zgjedhjeve 2010/2011 është ai se nuk kanë qenë të drejta dhe të lira...”, ka deklaruar Ulrike Lunaçek.
Qëndrimi gjerman
Eurodeputetja gjermane, Doris Pack në një intervistë të publikuar ditëve të fundit në një medie ka deklaruar se: “Kosova ka një qeveri funksionale , prandaj sipas mendimit tim, tani për tani nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim dhe shpresoj se ky kthim nuk do të shkaktoj ndonjë telash të panevojshëm...”, ka thënë Doris Pack, eurodeputete gjermane. Më tej ka sqaruar: “Nga këndvështrimi im, Jahjaga është zgjedhur presidente nga Kuvendi dhe pritet që ajo të qëndrojë në atë post deri në vitin 2016. Unë nuk shoh asnjë arsye pse ajo do të duhej të jepte dorëheqje para përfundimit të mandatit të saj”, ka deklaruar Doris Pack, eurodeputete gjermane.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi