Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedonia nuk do të përkrahë Jeremiçin në Kombet e Bashkuara Empty Maqedonia nuk do të përkrahë Jeremiçin në Kombet e Bashkuara

Fri 24 Feb 2012 - 22:53
Maqedonia nuk do të përkrahë kandidimin e ministrit të jashtëm Serb Vuk Jeremiç për kryetar të Asamblesë Gjenerale së Kombeve të Bashkuara, në qershor të këtij viti, njoftojnë për “Lajm” burime nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ). Sipas këtyre burimeve, në këtë garë Maqedonia do të përkrahë ambasadorin aktual të Lituanisë në Kombet e Bashkuara, Dalius Çekuolis. Zyrtarisht në MPJ thonë se ende nuk është sjellë vendimi për këtë çështje.

“Nuk kemi vendosur për këtë çështje, ende është herët të prononcohemi. Kur të ndërtojmë qëndrimin tonë do ta njoftojmë opinionin”, deklaroi për “Lajm” zëdhënësi i MPJ-së, Borçe Stamov.

Mirëpo burime të “Lajm” brenda kësaj ministrie thonë se është gati e sigurt se Maqedonia nuk do të përkrahë Jeremiçin, pasi ai gëzon përkrahjen e Rusisë, për dallim prej Çekuolis i cili gëzon përkrahjen e vendeve perëndimore, posaçërisht të SHBA-ve. Në MPJ-në e Maqedonisë poashtu vlerësojnë se Serbia në mënyrë jokorrekte e ka paraqitur kandidatin e vet.

“Vendet e Ballkanit në kuadër të OKB-së, njësoj sikurse Lituania llogariten në grupin e vendeve të Evropës Lindore dhe këtij grupi prej korrikut deri në fund të vitit 2012 do t’i takojë kryesimi me Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara. Ekziston një rregull e pashkruar se vendet e një grupi kandidojnë vetëm një kandidat dhe kështu ishte edhe me rastin e zgjedhjes së kandidatit tonë Sërgjan Kerim për kryetar të Asamblesë. Mirëpo për dallim prej Lituanisë e cila e ka paralajmëruar kandidatin e vet shumë më herët, Jeremiç është kandiduar vetëm para tre javëve. Kjo është hera e tretë në historinë e OKB-së që një grup i shteteve të paraqiten me dy kandidatë që ka shkaktuar një lloj konfuzioni. Për këtë arsye Maqedonia sipas të gjitha gjasave nuk do ta përkrahë Jeremiçin, por ambasadorin e Lituanisë”, kanë njoftuar në MPJ-në e Maqedonisë, ku vlerësohet se Jeremiç do të ketë gjasa të vogla për të fituar garën.

Aktualisht, kryetar i Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi