Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

OID, fustanet që “skalitin” trupin e femrës Empty OID, fustanet që “skalitin” trupin e femrës

Sat 25 Feb 2012 - 23:00
Femrat janë të kujdesshme në zgjedhjen e rrobave që i bëjnë të duken më të holla apo që vënë në dukje format e tyre, madje tashmë edhe meshkujt i njohin hilet e getave-korse apo reçipetave push –up.Sidoqoftë për një rast të veçantë, asnjë fustan i zakonshëm nuk është në gjendje të heqë centimetrat apo kilet e tepërta.Por një lloj i ri fustanesh mundet ta bëjë këtë. Ai është pagëzuar si fustani iluzion optik (Optical Ilusion Dress).Qëkur stilistët “zbuluan” botën e iluzioneve optike dhe nisën aplikimin e këtyre koncepteve në veshje shumë prej nesh kanë filluar të habiten sesi shndërrohet silueta e një femre.Ky krijim i Alexander McQueen p.sh. e bën belin e një femre të duket më i ngushtë sesa është në të vërtetë, ndërsa pjesa e gjoksit theksohet në mënyrë të dukshme.

Një tjetër mjeshtre e iluzioneve optike është Stella McCartney. Fustani që mban firmën e saj, i veshur nga Kate Winslet në Festivalin e Filmit në Venecia do të mbahet mend gjatë. Sapo u vendos para blicëve të aparatëve, fustani i Kate u pagëzua nga shtypi si “fustani iluzion optik”, për shkak të formës së përkryer që i jepte trupit të saj të mbushur.

Duke përdorur të bardhën në pjesën e sipërme, gjoksit i është dhënë volum, ndërsa beli është “gdhendur” me të zezën në pjesët anësore.

Një tjetër fustan “skalitës” i formave femërore që ka “pushtuar” faqet e mediave ditët e fundit është ai i veshur nga Reese Withespoon në një event në Lotte Cinema Theater në Seoul, ditët e fundit.OID, fustanet që “skalitin” trupin e femrës Viktoria-bekam-200x300Roza e ndezur e fustanit është thyer nga vijat e zeza që i tregojnë një bel të hollë dhe forma të plota bjondes 35-vjeçare.

Iluzionet optike që vijnë nga loja me ngjyrat, format dhe materialet është bërë tashmë një praktikë që ndiqet nga stilistët, dhe nëse funksionon për yjet e Hollivudit, pse të mos funksionojë edhe për ju? / Përgatiti: Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi