Ç’të keqe ka që edhe unë të kem një shoqe?
Sun 26 Feb 2012 - 0:37
Entela ResuliPyetjet e tyre të lënë më gojë hapur, aq sa edhe psikologia e ka të vështirë t’u kthejë përgjigje. Kanë qenë të shpeshta rastet kur e kanë bërë të ndihet ngushtë dhe të mendohet dy herë për përgjigjen që do të japë. Janë fëmijë nga mosha 2 vjeç e gjysmë deri në 6 vjeç.Në kujtojmë se vetëm të rriturit kanë nevojë për psikolog por jo, në ditët e sotme në kopsht është vendosur edhe konsulta me psikologun e biseda që bëjnë fëmijët më të. Dhe këtu fillon teatri… Kjo moshë është e pafajshme dhe gjithçka që ndodh në shtëpi e tregojnë në kopsht!Ndërsa bisedojmë me Manjolën, njërën nga psikologet e kopshteve në kryeqytet, na thotë diçka që të gjithë e dimë, po kur e dëgjojmë nga goja e saj duket sikur merr më shumë vlerë: “Këta fëmijë janë në moshën më të sinqertë dhe te çlirët të mundshme”. Asaj shpesh i është dashur të përballet edhe me situata kur vogëlushet tregojnë gjithçka që ndodh në shtëpi pa asnjë droje. “Më erdhi Gabrieli”, tregon psikologia, “dhe me një zë të dridhur më thotë: Unë u vonova për në kopsht, pasi babi pa gjithë natën ndeshjet e futbollit dhe sot në mëngjes nuk zgjohej nga gjumi e nuk kishte se kush të më sillte. Ky ishte shkaku i vonesës sime për në kopsht”. Dhe rrëfime të tilla janë të përditshme për edukatoret e kopshit aq sa shpesh i ngelen ne mendje fjalitë e plota të katër-pesë vjeçarve të vegjël.
Sipas Manjolës, gjuha e tyre është më e pasur, fjalori më i zgjeruar dhe pse ende nuk janë futur në shkollë, kjo pasi shkolla për të fillon që në kopsht. Janë të pajisur me libra me ilustrime, shohin filma për fëmijë, të cilët edhe ata kanë një fjalor të pasur, dëgjojnë dhe fiksojnë shumë mirë dhe pasi kanë parë një film rrinë e përsërisin fjalët e tij.
Po si është bota e këtyre fëmijëve të cilën kemi vendosur ta njohim nëpërmjet psikologes së tyre. Ndërsa tregon, fjalët shoqërohen me shkëlqim sysh dhe me buzëqeshje. Kush mund ta dijë ç’i vjen në mendje rrëfyeses së tyre, aq sa ndoshta e ka të vështirë ti shprehë të gjitha me fjalë.
“Janë të mrekullueshme. Çfarë shikoj është shumë pozitive. Të punosh më fëmijët të cilët angazhohen, përgjigjen, socializohen është fantastike”.
Na tregon një tjetër episod: “Prezantohej filmi, ‘Mimoza Llastica’, gjatë zhvillimit të njërës prej temave edukative. Mimoza qëndronte në shtëpi gjithë kohës, ndërsa fëmijët e tjerë, dilnin, luanin, socializoheshin. Pyetjet që më bënin fëmijët gjatë filmit ishin: “Edukatore, po Mimoza pse nuk i ndan lodrat me të tjerët? E vinin trurin në punë, aq sa thoshin çfarë ka që nuk shoqërohet me fëmijët e tjerë… Gjithnjë pas filmave bëhen komente. Po kështu edhe fëmijët, pyesin rreth asaj çfarë dëgjuan dhe çfarë panë. Janë të vëmendshëm, shumë pjesëmarrës e aktivë. Kanë memorie shumë të fortë”.
Dhe vijmë te pika kulmore. Si duhet t’i përgjigjet një fëmije 4 vjeçar psikologia, kur pyetet: Pse të mos kem dhe unë të dashur!? Çfarë të keqe ka që të kem edhe unë një shoqe?
Psikologia na tregon një fragment. “Në kopshtin nr. 52 është një djalë shumë bullafiq 5 vjeç. Vjen një ditë e më thotë, unë kam një shoqe o edukatore. Dhe në zemërim e sipër më thotë: A ka ndonjë të keqe që unë të kem një shoqe? Gjithçka ndodhi pasi në kopësht kishte ardhur e ëma dhe i kishte thënë mësueses që të mos e ndërpriste çunin në veprimet që bën me shoqet. Shihni, çfarë mendimesh kanë fëmijët tani, e kam shoqe thotë dhe çfarë të keqe ka! Duke e parë nga këndvështrimi im, ai vjen tek një person i jashtëm, i cili jam unë, sepse nuk jam çdo ditë në kopsht, dhe kërkon siguri, konfirmim. Do një fjalë pozitive. Më erdhi si i rritur, dhe nënqesha me konceptin e tij”.
Kur princi puth princeshën, po unë?
Pjesa më e madhe e kukullave që shohin fëmijët e sot në morinë e personazheve është edhe një djalë i cili pëlqen një vajzë. Dhe ka momente kur ata shkëmbejnë puthje, kjo i “zgjon” fëmijët dhe duan edhe ata ta përsërisin këtë veprim pasi e gjejnë shpesh në kukullat e tyre të preferuara. Vështirë të këshillosh në të tilla raste. Për psikologen, fëmijët e sotëm kanë evoluar jashtë mase, sepse edhe në kukulla po të shikosh, është princi i cili e puth Borbardhën dhe ata e shohin e duan të bëjnë të njëjtat veprime. Edhe në filma është e konceptuar që personazhi e ka një shoqe. Kukullat tani ka shumë ritëm, fëmijët atë kërkojnë, ngjyra dhe lëvizje. 2 – 3 vjeçarët janë shumë hiperaktiv, të lëvizshëm, prekin çdo gjë me dorë dhe duan të provojnë gjithçka”. Për këtë arsye prindërit duhet të kenë kujdes dhe t’i kenë gjithmonë nën vëzhgim. Një mungesë vëmendje mund t’i bëj dëm vogëlusheve.
Dita e parë e kopshtit
Ka nga ata që qajnë, kërkojnë mamin apo gjyshen, por kjo zgjat vetëm një javë, në rastin më të keq, dy javë dhe më pas mësohen. Ndihen mirë nën shoqërinë e së njëjtës moshë. Biseda me të i bën të zgjerojnë fjalorin e të mësohen me tjetrin. Puna e psikologut në kopsht e bën më të thjeshtë këtë situatë. Gjithashtu më fëmijët punohet edhe për parandalimin e dhunës, pasi ka fëmijë që janë agresivë. Punohet me vetëvlerësimin dhe ka programe që fëmija fëmija ta brëndësoj.
Çfarë i këshilloni?
“Këshillimi i mirëfilltë nuk bëhet asnjëherë. Ne jemi psikolog edukativ, bëjmë informim për momentin të fëmijës, nëse i shihet një sjellje jo e përshtatshme në raport me bashkëmoshatarët e tij, tek emocionet që paraqet”.
Kopshti është i pazëvendësueshëm
Sa do të mira të jenë kushte brenda shtëpisë, në kopsht fëmija merr zhvillimin e parë social, i cili është shumë i rëndësishëm. Fëmija nëpërmjet komunikimit më fëmijët e tjerë zgjeron kapacitetin e gjuhës.
Punët janë të ndara
Që në këtë moshë i kanë të mirë ndara konceptet. Djemtë nuk pranojnë në asnjë mënyrë veshjet e gocave, lodrat e tyre por edhe çarçafët me ngjyrën rozë. Një ngatëresë e tillë në krevatin e një djali bëhet problem në të gjithë kopshtin.
Dua këpucët e mamit
Është një stadi i fëmijës që kërkon të ndihet më i rritur, të vishen se nënat apo baballarët e tyre dhe fiksimin e kanë te këpucët. Grinden dhe nuk i lëshojnë këpucët nga dora për minuta të tëra, sipas psikologes kjo është normale, atë ndjekin shembullin, duhan të bëhen si prindërit e tyre, por kjo gjë kalon shumë shpejt.
Vajzat, fiksim Blumin, Stelën..
Do të thoni ju kush janë këto? Janë personazhe te “Ëinx”, një serial kukullash të cilën e shohin më shumë vajzat. Edhe pse është i prodhuar enkas për fëmijë personazhet aty sillen si të rritur, vishen si të rritur, vajzat kanë të dashur…merren me muzikë, magji. Shumë veshje, çanta por edhe aksesorë të tjerë, kanë në dizajnin e tyre këto personazhe të cilat për momentin janë shumë të dashur për fëmijët vajza.
Manjola Kumëria, 28 vjeç, psikologe në kopshtin nr 52
Ka 3 vjet që punon psikologe. Viti i dytë që merret me kopshtet. Ka mbaruar fakultetin në Degën e Psikologjisë në vitin 2007. Ka bërë trajnime, për aftësitë menaxhuese se si mund të trajtohet një fëmijë, me lojëra, me angazhime, filma…me artikulimet e lojës.
25 fjalët që duhet të dijë një fëmijë 2 vjeç
Kërkuesit amerikanë kanë bërë të ditur gjatë konferencës së tyre të përvitshme të Shkencës së Avancuar që u mbajt në Vankuver se nëse një fëmijë përdor pak fjalë, prindërit duhet të shqetësohen. Disa nga fjalët e listës së shkencëtarëve janë: mami, babi, qumësht, lëng, po, jo, top, qen, mace, banane, hundë, sy, biskotë, makinë, faleminderit, këpucë, kapele, libër dhe mirupafshim. “Nëse fëmijët nuk përdorin këto 25 fjalë kur janë 2 vjeç, ata mbase janë fëmijë që mësojnë të flasin ngadalë. Ka të bëjë me një zhvillim të ngadaltë të tyre dhe nuk ka vend për panik. Por, nëse kur bëhet 2 vjeç e gjysmë ka ende probleme në të folur prindërit duhet ta kontrollojnë”, shprehet profesori Leslie Recorla. Ngadalësia në të folur mund të jetë edhe një shenjë e problemeve më të rënda si shurdhëria apo autizmi.
Këto fjalë duhet t’i dinë se s’bën!
Kërkuesit amerikanë kanë bërë të ditur gjatë konferencës së tyre të përvitshme të Shkencës së Avancuar që u mbajt në Vankuver se nëse një fëmijë përdor pak fjalë, prindërit duhet të shqetësohen.
Disa nga fjalët e listës së shkencëtarëve janë: mami, babi, qumësht, lëng, po, jo, top, qen, mace, banane, hundë, sy, biskotë, makinë, faleminderit, këpucë, kapele, libër dhe mirupafshim. “Nëse fëmijët nuk përdorin këto 25 fjalë kur janë 2 vjeç, ata mbase janë fëmijë që mësojnë të flasin ngadalë. Ka të bëjë me një zhvillim të ngadaltë të tyre dhe nuk ka vend për panik. Por, nëse kur bëhet 2 vjeç e gjysmë ka ende probleme në të folur prindërit duhet ta kontrollojnë”, shprehet profesori Leslie Recorla.
Ngadalësia në të folur mund të jetë edhe një shenjë e problemeve më të rënda si shurdhëria apo autizmi.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi