Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

9 arsye, përse femrat kanë nevojë për një shoqe të mirë Empty 9 arsye, përse femrat kanë nevojë për një shoqe të mirë

Fri 13 Jan 2012 - 15:55
TIRANE – [/b]Pavarësisht nga njerëzit që njohin, femrat gjithmonë kanë nevojë për një shoqe të mirë. Atë askush kurrë nuk do të mund ta zëvendësojë. Megjithatë, secila femër të paktën një herë e ka lënë shoqen e saj më të mirë në plan të dytë. Sido që të jetë, miqtë janë të rëndësishëm. Momentet që i kalojmë me ta janë unike pasi janë pjesë e familjes që e zgjedhim vetë.Ja disa nga aryet se përse janë të rëndësishme shoqet.ShopingShoqja është personi ideal për të bërë blerje. Përveçse do të jetë e sinqertë kur ta pyesni për mendim, koha që kaloni me të bëhet edhe më interesante.Terapia në grupPavarësisht llojit të problemit që ju mundon, nuk ka terapi më të mirë sesa biseda me shoqen. Ajo do t’iu dëgjojë, ngushëllojë, kuptojë dhe me siguri do të gjejë një mënyrë për të sugjeruar një zgjidhje.

Ndjekja e telenovelave
Nuk ka asgjë më mirë se disa ushqime të lehta dhe shoqet, ndërsa shikoni një telenovelë.

Mbledhjet me shoqet
Pavarësisht nëse do të dilni në klub apo do të keni pizhama- party, mbledhjet apo tubimet me shoqet tuaja me siguri do t’ju bëjnë mirë. Vetë mendimi që jeni në grupin e njerëzve që ju do, respekton dhe plotëson, do t’iu japë një valë energjie, ndjenjën e çlirimit dhe të gjallërisë.

Ankimi
Meshkujt gjithmonë nuk do mund të lexojnë mendimet tuaja si shoqet më të mira. Ndonjëherë ankimi tek shoqja do t’iu bëjë të ndiheni mirë.

Biseda për seksin dhe trupin
Mund të keni pyetje në të cilat nuk mund të përgjigjet partneri juaj. Në fund të fundit, askush as nuk do t’iu kuptojë më mirë se shoqja juaj, e cila ndoshta ka përvoja të ngjashme. Po ashtu, disa gjëra më lehtë ndahen me shoqen, sidomos nëse ju dhe partneri jeni në fillim të lidhjes.

Sinqeriteti
Sigurisht që dëshironi miq për shkak të cilëve do të ndiheni mirë, por edhe nga të cilët do të mund të merrni përgjigje të sinqertë. Askush nuk do t’u japë përgjigje më të sinqertë se shoqja juaj.

Mirëkuptimi
Ju duhen njerëz që ju kuptojnë, që do ju japin një këshillë të dobishme. Partneri juaj me siguri do të dëshirojë t’iu ndihmojë, por sigurisht që shoqja juaj di ta bëjë këtë gjë më së miri.

Raport pozitiv me partnerin
Femra, e cila ka miqtë e saj dhe di çfarë dëshiron, është më pak e varur nga partneri, çka ndihmon për të ndërtuar një raport pozitiv. Po ashtu është joreale që të prisni që nga një person të merrni gjithmonë atë që ju nevojitet.

(er.nu/koha/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi