Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për çfarë kanë nevojë shqiptarët Empty Për çfarë kanë nevojë shqiptarët

Tue 22 May 2012 - 3:13
Vaxhid Sejdiu / Zyrih

Shqiptarët kanë nevojë që të bëhen bashkë dhe të flasin me një zë, ata kanë nevojë që të dëshmojnë urtësi dhe mençuri, të protestojnë kundër ligjeve diskriminuese, kundër padrejtësive, dhunës dhe projekteve antishqiptare, të protestojnë së bashku dhe si gjithmonë vetëm me flamurin kuq e zi, me flamurin kombëtar në ballë, ata kanë nevojë të bashkëbisedojnë në mes veti dhe të bëjnë një agjendë të përbashkët politike.

Shqiptarët kanë nevojë për shumë gjëra por këto që i përmenda më lartë janë urgjente sepse popullit i është ndalur frymëmarrja. Ai në këtë gjendje të rëndë politike dhe nën këtë ambient të kontaminuar nuk mund të marrë frymë lirshëm dhe është në pikëpyetje ekzistenca. Prandaj duhet reaguar, por si zakonisht bashkë dhe vetëm bashkë. Ai i cili ndahet nga kërkesat e ligjshme të popullit shqiptar nuk mund të quhet shqiptar. Shqiptarët nuk kërkojnë më tepër se ajo që i takon në bazë të kushtetutave demokratike dhe si zakonisht duhet protestuar sepse qeveria e Shkupit në bazë të fakteve në të kaluarën, nuk dëgjon për kërkesat e shqiptarëve. Flamuri kuq e zi është flamuri i identitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Nuk ka asgjë në botë që mund të zëvendësojë për shqiptarët flamurin e kuq e zi. Doktrinat, cilado qofshin ato, nuk mund të zbehin pamjen dhe historinë e flamurit kombëtar. Më kotë janë munduar individë me tru të shpërlarë, njerëz të iniciuar nga grupe të ndryshme politike dhe ideologjike. Më kot janë munduar grupe njerëzish, të ndryshojnë pamjen e flamurit kombëtar, apo ta zhbëjnë nga faqja e dheut. Historikisht është dëshmuar se një gjë e tillë ka dështuar. Edhe në kohën e ish-Jugosllavisë, arnat që ia vunë flamurit shqiptar dështuan. Ato arna kanë mbetur në trupin e skortës politike por jo në trupin e popullit shqiptar, sepse flamuri kombëtar identifikon përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar.

Shqiptarët kanë nevojë të flasin me një zë, të hanë me një lugë, të jetojnë pa dallime, ta duan njëri tjetrin dhe të veprojnë së bashku për ta kaluar këtë katrahurë politike. Kjo luftë përçarëse që është mbjellë nga politikat e kohës, shqiptarëve nuk iu bënë nder pasi nuk mund ta shohin kurrë drejtësinë dhe lirinë me sy, sepse janë në shërbim të të tjerëve, të atyre që i përdorin si masha e kur i duan i marrin, dhe kur i duan i lëshojnë. Fatkeqësisht është një numër i konsiderueshëm i njerëzve të politikës, të cilët për interesat e tyre personale dhe grupore, janë shndërruar në masha të së keqes njerëzore dhe si të tillë për popullin janë të panevojshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi