Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse njerëzit inteligjentë e kanë më të vështirë jetën Empty Përse njerëzit inteligjentë e kanë më të vështirë jetën

Sat 14 Sep 2013 - 13:14
Mendoni se njerëzit inteligjentë e kanë jetën më të lehtë? Kini parasysh që inteligjenca ka edhe anë të këqija. Po cilat janë këto anë të këqija?Punojnë natënEkspertët thonë që nuk duhet të çuditemi me këtë shprehi të tyre, sepse njerëzit inteligjentë shumë shpesh natën lexojnë, studiojnë, analizojnë, shkruajnë… E keqja është se, gjumi i mirë natën është jashtëzakonisht i dobishëm për funksionimin normal të organizmit.


Vështirë gjejnë partnerë apo partnere

Njerëzit inteligjentë vështirë mund të takojnë partnerë apo partnere, sepse janë të tërhequr dhe jo rrallë kanë kritere jashtëzakonisht të larta. Mirëpo, lajm i mirë është që kur njëherë gjejnë partner të përshtatshëm, kënaqen me seksin shumë më të mirë se sa njerëzit me inteligjencë mesatare.


Janë të gatshëm të gënjejnë

Pra, u drejtohen të tjerëve nga “lartësia”, shpërndajnë fjalë të mençura, ndërkaq jo rrallë bëjnë edhe ndonjë gënjeshtër me qëllim që të krijojnë përshtypje sa më të mirë. Natyrisht, kjo do të thotë që herë-herë mund të jenë edhe keqdashës, kurse njerëzit e tillë askush nuk i do…


U besojnë gjërave të pabesueshme

Ekspertët ende nuk e dinë përse kjo është kështu, mirëpo konsiderojnë që do të mund të ketë lidhje me vetëbesimin e tepruar, përkatësisht me bindjen absolute të njerëzve të mençur për intelektin e tyre, bile edhe kur nuk kanë të drejtë.


Kanë prirje vetëshkatërruese

Përse është kështu? Sepse ekziston diçka që quhet kureshtje e cila njerëzit inteligjentë i çon në situata shumë të komplikuara dhe të rrezikshme, si p.sh. varësia nga drogat. Disa hulumtime kanë treguar që njerëzit inteligjentë kanë prirje vetëshkatërruese.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi