Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

6 në 10 persona nuk flenë mjaftueshëm, fajin e kanë pajisjet “inteligjente” Empty 6 në 10 persona nuk flenë mjaftueshëm, fajin e kanë pajisjet “inteligjente”

Fri 4 Apr 2014 - 23:27
Nëse nuk ju zë gjumi gjatë natës dhe rrotulloheni disa herë në shtrat, nuk jeni i vetmi. Një studim i bërë në Britani vlerëson se jetojmë në kohën e një pagjumësie epidemike. Kërkuesit treguan se pothuajse 6 në 10 njerëz nuk flenë aq sa duhet, çka përbën një rritje prej 50% krahasuar me një vit më parë. Ekpsertët fajësojnë rritjen e numrit të atyre që përdorin smartphone-at, tabletat dhe pajisjet e tjera në shtrat, një ose dy orë para gjumit. Drita blu e emetuar nga ekranet redukton përgjumjen, duke vështirësuar rënien në gjumë.

Psikologu Richard Wieseman bëri një sondazh me 2.149 të rritur, të cilët u pyetën për zakonet e gjumit. Rezultatet treguan se një i rritur mesatar ka nevojë për shtatë orë e gjysmë deri në tetë orë e gjysmë gjumë natën. Shtatë orë gjumë ose më pak janë të lidhura me probleme të shumta shëndetësore.

Sondazhi tregoi, po ashtu, se 59% e njerëzve flenë shtatë orë ose më pak gjatë natës. Kjo përqindje ishte afërsisht dy herë më e ulët një vit më parë.

“Ka një rritje të madhe të shifrave dhe rezultatet janë shumë shqetësuese. Shtatë ose më pak orë gjumë gjatë natës janë nën mesataren e rekomandimeve. Ky zakon lidhet me një sërë problemesh, ku përfshishet risku i shtuar për shtimin në peshë, diabetin dhe kancerin.”

Sondazhi gjeti edhe se 79% e njerëzve përdorin pajisje teknologjike që emetojnë dritë blu.

Profesori tha se “drita blu që emetojnë këto pajisje ul prodhimin e hormonit që nxit gjumin, melatoninës, ndaj është e rëndësishme që përdorimi i tyre të shmanget para kohës së gjumit”.

Një këshillë për gjumë të mirë gjatë natës: bëni një listë të gjërave që duhet të bëni ditën tjetër dhe hani banane, të cilat janë të pasura në karbohidrate që shtojnë dëshirën për gjumë, si dhe me minerale që relaksojnë muskujt.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi