- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
6 miliard njerëz kanë celularë, por vetëm 4.5 kanë banjo
Sun 24 Mar 2013 - 13:17
Ia thoni këtë Doktorit tonë, që ka vendosur të masë çdo arritje në vend me numrin e celularëve që kanë shqiptarët.
Sipas të dhënave të OKB, gjashtë nga shtatë miliard njerëz në planet kanë celularë, por vetëm 4.5 miliard kanë një banjo.
Statistika shokuese ka bërë që organizatat ndërkombëtare të nisin një fushatë globale për të përmirësuar higjienën për 2.5 miliard njerëz në botë, shëndeti i të cilëve është në rrezik.
Zëvendëssekretari i Përgjithshme i OKB, Jan Eliasson, tha se kjo është një katastrofë e heshtur, që reflekton varfërinë ekstreme dhe pabarazinë e madhe në botë.
Numri i atyre që urinojnë në natyrë të hapur është 1.1 miliard, ndërsa nga diarreja që shkaktohet si pasojë, vdesin 750 mijë fëmijë çdo vit.
India është vendi më i prekur nga ky problem, megjithatë shumica e njerëzve aty nuk e kanë problem të kenë një celular dhe të harxhojnë ndjeshëm për të.
Çmimet e telefonatave janë reduktuar pesë herë në krahasim me një dekadë më parë.
Nokia ka dy nga fabrikat më të mëdha në Indi./trrimi/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi