Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të rriturit mesatarisht kanë vetëm dy miq të ngushtë Empty Të rriturit mesatarisht kanë vetëm dy miq të ngushtë

Thu 17 Nov 2011 - 0:59
Mattew Brashears, asisten në Universitetin e Cornell, ka bërë një test interesant. Gjatë gjashtë muajve ka testuar dy mijë të rritur nga të cilët ka kërkuar të përmendin njerëzit me të cilët kanë diskutuar për çështjet më të rëndësishme për jetën e tyre. 29 për qind kanë përmendur më shumë se dy njerëz, 18 për qind kanë theksuar dy, ndërsa 48 për qind vetëm një person. 4 për qind e të anketuarve nuk flasin me askënd për problemet personale dhe temat e rëndësishme. Hulumtimi ka çuar në konkludimin se si të rriturit kanë vetëm dy njerëz më të afërt në jetë, të paktën numri më i madh i tyre.

Femrat dhe personat me arsim të lartë kanë më pak miq në jetë. Para 25 vjetësh është bërë një testim i ngjashëm, dhe atëherë njerëzit kanë pasur rreth tre persona të afërt. Në kohën e rrjeteve të ndryshme shoqërore, ky rezultat ka qenë një befasi. Shumë përdorues të Facebook dhe Twitter kanë qindra miq, por në realitet kanë shumë më pak miq. Megjithatë, hulumtuesit kanë theksuar që ky numër nuk është alarmues pasi që me siguri bëhet fjalë për atë që njerëzit zgjedhin me kujdes se në kë të kenë më së shumti besim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi