Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të rriturit konsumojnë më shumë pemë dhe perime Empty Të rriturit konsumojnë më shumë pemë dhe perime

Sun 25 Mar 2012 - 3:40
Në raport me të rinjtë, të rriturit konsumojnë sasi më të mëdha të karotenoideve, flavonoideve dhe fitonutricientëve të tjerë, të cilët janë të pranishëm në pemë dhe në perime.Nëse bëhet krahasimi në ushqimin e të rriturve dhe të rinjve, prania e karotenoideve në ushqimin e të rriturve është 20 për qind më e lartë sesa tek të rinjtë. Po ashtu, konsumimi i flavonoideve për 40 për qind është më i lartë, ndërsa marrja e acidit ellagjik është për 80 për qind më e lartë tek të rriturit.Fitonutricientët janë komponentë bimorë që kanë efekt mbrojtës në shëndet.Kështu, karotenoidet, sikurse beta-karoteni ose glikopeni, mund të ofrojnë mbrojtje nga kanceri i gjirit, ovariumeve dhe prostatës; flavonoidet, si kvercetina dhe antocianidi, mund ta mbrojnë trurin; ndërsa acidi ellagjik, që gjendet në dredhëza dhe në arra, mund të ndihmojë në luftën kundër disa formave të karcinomës, duke përfshirë edhe karcinomën e prostatës dhe të gjirit. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi