Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Së shpejti cucëll për të rriturit Empty Së shpejti cucëll për të rriturit

Sun 25 Aug 2013 - 22:30
Në luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut shkencëtarët propozojnë përdorimin e cucllës për të rritur, e cila e përmirëson qarkullimin e gjakut drejt zemrës dhe trurit. Sipas ueb faqes belge 7sur7, shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje të ngjashme me cucllat e fëmijëve që të rriturve, veçmas personave të moshuar iu mundëson të eliminojnë ndjenjën e marramendjes.

Sipas shkencëtarëve, kjo pajisje-cucëll e përmirëson për 50 për qind qarkullimin e gjakut drejt turrit, gjë që parandalon dukurinë e dridhjes së këmbëve me rastin e ngritjes së shpejt nga shtrati.

Me procesin e plakjes shtypja e gjakut bie, veçmas në nivelin e qafës, andaj nuk është e rrallë dukuria që me rastin e ngritjes së shpejt nga shtrati një i moshuar ndien marramendje apo dobësim në këmbë.

Duke menduar për zgjidhjen e këtij problemi, mjekët kanë menduar dhe kanë gjetur një zgjidhje efikase e praktike – cucllën. Me thithje të cucllës ngrihet tensioni i gjakut drejt zemrës dhe trurit. Në këtë mënyrë shkaktohet edhe mbushja e mushkërive me ajër, gjë që lehtëson qarkullimin e gjakut në drejtim të zemrës.

Mjekët thonë se cuclla bashkon të dobishmen me të këndshmen dhe se kjo pajisje, e ngjashme me cucllën mashtruese për fëmijë do të mund të përmirësonte dukshëm jetesën e personave të moshuar. almakos.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi