Ministri grek i Financave: Nuk do ta bëjmë Greqinë si Shqipëria
Sun 26 Feb 2012 - 2:40
Pavarësisht këmbënguljes së kryeministrit të saj për ta krahasuar Shqipërinë herë me Gjermaninë, herë me Zvicrën, herë me Norvegjinë e herë me SHBA-të, në sytë e europianëve Shqipëria mbetet etalon i së keqes që duhet shmangur.
“Do të kemi një Greqi që do të kthehet në nivelet e një vendi si Shqipëria ose Moldavia”, – paralajmëroi ministri grek i Financave, Evangjelos Venizelos, në përgjigje të propozimeve që Greqia të dalë nga zona euro për të zgjidhur krizën.
Kreu i financave greke deklaroi dje se Greqia ka tre zgjidhje. Zgjidhja e parë është që Greqia të vazhdojë programin PSI, (atë që sugjeron BE) e dyta është falimentimi i koordinuar brenda euros, (por edhe kjo do mbështetjen e partnerëve) dhe e treta është falimentimi duke dalë nga euro.
Duke komentuar zgjidhjen e tretë Venizelos u shpreh: “Nuk mund të imagjinohet çdo të thotë kjo. Greqia do të kthehet në vitet ’50, sepse disa bëjnë politikë që të fitojnë vota. Problemi është nëse grekët do të udhëhiqen në shkatërrim dhe varfëri, do të radikalizohen politikisht. Do të kemi një Greqi që do të kthehet në nivelet e një vendi si Shqipëria ose Moldavia”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi